• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË TJETËR ATRAKSION NË BËNJË: Kisha e “Shën Mërisë” mirëpret turistët me pamjet e reja
Home
Media të Huaja

NJË TJETËR ATRAKSION NË BËNJË: Kisha e “Shën Mërisë” mirëpret turistët me pamjet e reja

17 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Pas shpalljes së fshatit Bënjë Qendër Historike, përfundon restaurimi i Kishës së Shën Mërisë, Bënjë.

Restaurimi i kishës është hapi i parë i ndërmarrë për zhvillimin e kësaj zone. Kisha e Shën Mërisë, monument kulture i kategorisë së I-rë, është një objekt me vlera të veçanta, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891.

Gjithashtu Bënja është një vend me potenciale kulturore dhe natyrore të mëdha, ndaj meriton të jetë një ndër destinacionet turistike më të kërkuara në Përmet.

Kjo kishë ka planimetri drejtkëndore dhe tre nefe.Nga ana perëndimore është vendosur narteksi dhe nga ana lindore absida. Hyrjet nga perëndimi dhe jugu mbulohen me portik të mbështetur mbi kolona. Nga analizat nuk paraqitet prezenca e pikturave murale.

Në vitin 1967 u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap në korrik 1991. Në datë 21 Nëntor, kjo kishë pret pelegrinët e luginës, që festojnë ditën e ‘Shën Mërisë së Bënjës’.

Trashëgimia Kulturore dhe turizmi kulturor mbeten prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Kisha e Shën Mërisë, Bënjë

Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Mërisë, Bënjë.Pas shpalljes së fshatit Bënjë Qendër Historike, restaurimi i kishës është hapi i parë i ndërmarrë për zhvillimin e kësaj zone. Kisha e Shën Mërisë, monument kulture i kategorisë së I-rë, është një objekt me vlera të veçanta, ndërtuar mes viteve 1789 dhe 1891. Gjithashtu Bënja është një vend me potenciale kulturore dhe natyrore të mëdha, ndaj meriton të jetë një ndër destinacionet turistike më të kërkuara në Përmet.Trashëgimia Kulturore dhe turizmi kulturor- prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Posted by Instituti i Monumenteve të Kulturës on Friday, August 17, 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDJEKJE NGA POLICIA DHE AKSIDENT I 7-FISHTË/ Pamjet: Ja si i kapi POLICIA DY "kapot" që qëlluan dhe pastaj...
Previous article EKSPOZITA TEK PALLATI I BRIGADAVE/ 30 punime të artistëve të rinj gati për t'u publikuar

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT