• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RINOVIMI I PATENTAVE/ Procedura zgjat 10 minuta, mund të kryehet konvertimi për në Greqi
Home
Sociale

RINOVIMI I PATENTAVE/ Procedura zgjat 10 minuta, mund të kryehet konvertimi për në Greqi

17 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Arben Isaraj ka shpejtuar dje procedurën që duhet të ndjekin shtetasit shqiptar për të konvertuar në shtetin grek lejen e drejtimit të mjetit. Madje Isaraj ka shpjeguar edhe procedurën për rinovimin e lejes së drejtimit, e cila kërkon vetëm 10 minuta kohë, një raport mjeko-ligjor dhe një fotografi.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se edhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Greqi me patentën shqiptare, por për të realizuar këtë duhet më parë të presim një datë të dytë kur të hyjë në fuqi vendimi.

Sipas Isarajt njohja dhe konvertimi i lejeve të drejtimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit Grek është vendosur me VKM-në Nr. 479, datë më 31.07.2018, është miratuar Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”.

Në një postim në ‘Facebook’ Isaraj bën të ditur se në momentin që shtetasit shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin grek, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin shqiptar, në lejedrejtimin grek, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në shtetin grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit shqiptare, në gjuhën greke, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.

Për konvertimin e lejedrejtimit shqiptar në lejedrejtimin grek, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek. “Në momentin që shtetasit grek vendosin rezidencën normale në territorin shqiptar, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin grek, në lejedrejtimi shqiptare, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të shtetit Shqiptar, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit greke, në gjuhën shqipe, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.  Për konvertimin e lejedrejtimit grek në lejedrejtim shqiptar, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit shqiptar”-shkruan Isaraj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KORÇË/ Vetëvaret 65 vjeçarja. Policia e gjen të VDEKUR poshtë pemës
Previous article SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Nis ceremonia mortore. Familja e Marjus Djerrit pranon funeralin shtetëror

k.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT