• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENT/ Më shumë se gjysma e administratës së Trump refuzoi të takoi Lulzim Bashën
Home
Sociale

DOKUMENT/ Më shumë se gjysma e administratës së Trump refuzoi të takoi Lulzim Bashën

27 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në 14 Nëntor të vitit 2017, sipas BIRN, firma lobuese “Muzin Capitol LLP” deklaroi në departamentin e drejtësisë amerikane faturat e shërbimeve ndaj partisë demokratike, që në total arrinin në 675.000 dollarë. Këto shërbime përkthehen në organizimin dhe planifikimin e takimeve të Bashës me zyrtarë të lartë në Washington apo dalje mediatike.

Lexo.al ka siguruar këtë faksimile të axhendës së përgatitur nga firma lobuese, sipas së cilës në 21 mars, Basha do të takohej personalisht me republikanin Ed Royce, Pete Sessions, Michael McCaul.

Gjithkush e kujton mirë një prononcim të Bashës për portalin “BreitBart”, nga ku deklaronte se vendi i tij ishte kapur nga kthetrat e krimit. Siç mund ta shihni në dokumentin e “Muzin Capitol”, edhe për këtë prononcim është lobuar me paratë e padeklaruara. “Muzin Capitol” kishte planifikuar, sipas asaj që duket në dokument, që prononcimin Basha t’ja jepte përmes telefonit, gazetarit Neil Mc Cabe.

Por për fatin e tij të keq, këto janë të vetmet takime që firma lobuese ka mundur ti sigurojë Bashës në Washington, brenda dy ditëve. Axhenda paskësh qënë e planifikuar deri në 29 Mars, me takime pranë asistentëve të Donald Trump, por që kanë ngelur thjesht “kërkesa për takim”, pa një përgjigje nga ana e amerikanëve.

“Muzin Capitol” rendit në axhëndën e aktivitetit politik që ka kryer për Bashën, një listë të gjatë kongresmenësh republikanë dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të cilëve iu ka dërguar kërkesa për takim përmes emailit, por që nuk morrën kurrë përgjigje. (shih emrat me rreth të kuq në axhendë).

Kjo axhendë është dorëzuar në 14 Nëntor në departamentin amerikan të drejtësisë nga firma lobuese “Muzin”, si një listë e aktiviteteve që ajo ka mundësuar për partinë demokratike, disa muaj para deklarimit.

Pra rezulton se firma thjesht ka asistuar përpjekjet për takime të Bashës me administratën Trump, me kontaktet e saj përmes emailit, por nuk deklaron në drejtësinë amerikane që ti ketë realizuar këto takime, sikurse deklaron takimet e 21 Marsit me tre republikanët, Ed Royce, Pete Sessions, Michael McCaul.

Mes personazheve që e kanë lënë me gisht në gojë Bashën, është edhe Paul Teller, Asistent i Presidentit Trump për Çështjet Legjislative, apo Matt Saunders, Asistent i përfaqësuesit të lartë për negociatat ndërkombëtare në Shtëpinë e Bardhë, si dhe Jasson Greblat, Asistenti Presidetit Trump për Negociatat Ndërkombëtare.

Më 27 Prill 2017-  Barnes e Thornburg LLP, deklaron në departamentin e drejtësisë një letër që ka dërguar drejt stafit të Presidentit, me kërkesën për takim mes anëtarëve të stafit dhe Lulzim Bashës e Fatmir Mediut.

Në 24 Prill 2017 – Kërkesa për takim i drejtohet Departamentit të Shtetit për një takim midis Lulzim Bashës e Fatmir Meidut dhe të Emëruarit Politik në Departamentin e Shtetit. Të Emëruarit Politikë janë punonjës të misioneve të ngritura pranë DSH për marrëdhëniet në politikën e jashtme.

Këto përpjekje të ngelura nëpër emaile dhe mohimi i zyrtarëve të Trump, e bëjnë tashmë të qartë se pse Lulzim Basha nuk na tregonte gjatë fushatës, emrin e ndonjë zyrtari të Shtëpisë së Bardhë që kishte takuar matanë oqeanit./ Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kjo është bima çudibërëse që shëron shumë sëmundje
Previous article DEBATI/ Deputetët e PD: PS t’i kërkojë falje Ridvan Bodes. Braçe: Atë e vratë ju

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT