• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA E REFUGJATËVE/ Mali i Zi do të nxjerrë ushtrinë për të ndalur emigrantët
Home
Rajon

KRIZA E REFUGJATËVE/ Mali i Zi do të nxjerrë ushtrinë për të ndalur emigrantët

17 August, 2018 k.autor Rajon

Qeveria e Malit të Zi ka autorizuar Ministrinë e Mbrojtjes të nxjerrë ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e një krize emigracioni, duke i dhënë ushtrisë të drejtën për të vendosur një sërë patrullash të përbashkëta me forcat e policisë.

Duke filluar nga e enjtja, trupat malazeze do të angazhohen në kontrolle të zonës rreth kryqëzimit të Bozajt, në kufirin me Shqipërinë dhe vetëm një duzinë kilometra nga kryeqyteti Podgoricë.

“Kufiri do të kontrollohet nga patrulla të përziera me policë dhe ushtarë, kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Shqipërinë, si edhe veprime të tjera të paligjshme në zonën kufitare,” tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp.

Ministria gjithashtu tha se trupat do të vendosen në bazë të vendimit nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë, organi më i lartë i sigurisë i vendit, i cili përfshin kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit dhe kryesohet nga presidenti.

Kur vendosi të nxirrte ushtrinë më 11 korrik, Këshilli tha se gjendja e sigurisë në kufi ishte “e kënaqshme”, por se trupat do të angazhohen atje deri në fund të vitit 2018.

Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja kanë parë një rritje të numrit të refugjatëve dhe emigrantëve që shkojnë në veri në Kroacinë anëtare të BE-së që nga fillimi i vitit 2018 – një total prej 6,700 emigrantësh nga janari deri në fund të majit, më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar në këto tri vende për të gjithë vitin 2017.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, ka thënë qeveria, Mali i Zi ka regjistruar rreth 1,500 kalime të paligjshme, shumë më tepër se në vitin e kaluar.

Raportet e mediave lokale sugjerojnë se shumica dërrmuese vijnë nga Siria, Pakistani, Afganistani, Algjeria, Libia, Maroku, Palestina dhe Iraku.

Për shkak të rritjes së papritur të kohëve të fundit në kalimet e paligjshme, Mali i Zi tha në qershor se do të kërkojë një marrëveshje statusi me agjencinë e kufirit dhe migracionit të BE-së, Frontex, për të mbrojtur kufirin e saj me Shqipërinë.

“Përvoja ka dëshmuar se asnjë vend në rajon që është goditur nga valët e emigracionit nuk mund ta luftojë i vetëm këtë fenomen,” shpjegoi qeveria.

Duke parë një rritje në kalimet e paligjshme, autoritetet gjithashtu po shqyrtonin mundësinë e ngritjes së një gardhi me tela të stilit hungarez në kufirin 26 kilometra me Shqipërinë.

Në maj, Hungaria u ofrua të dhuronte gardhin me tela, por Podgorica tha se nuk ishte e nevojshme “deri më tani”.

Duke vizituar Podgoricën më 24 korrik, kryeministri hungarez Viktor Orban u ofrua përsëri të dhuronte gardhin. Kryeministri malazez Dusko Markoviç e falënderoi atë, por tha: “Për momentin, nuk ka arsye për këtë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moderatori e ngacmoi për Afërdita Dreshaj/ Shpat Kasapi largohet në mes të emisionit (FOTO)
Previous article SISTEMII I RI I FATURIMIT/ Së shpejti Tatimet aplikojnë ndyshimet proceduriale, bizneset...

k.autor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT