Kanë mjaftuar disa orë larg shtëpisë së pushimit, dhe 38 vjeçarit i kanë vjedhur disa sende me vlerë në Himarë. Ky i fundit ka denoncuar në Polici ngjarjen, ndërsa kanë nisur hetimet e identifikimit të autorëve të vjedhjes, që dyshohet të ketë ndodhur gjatë ditës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.08.2018, gjatë natës, në Himarë, në lagjen “Stefanel”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi E.M., vjeç 39, kanë vjedhur një sasi parash dhe 2 celularë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


