• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Dita e Veteranëve”, htyhet për në 2019-n parada “92 mln dollarëshe”
Home
Nderkombetare

“Dita e Veteranëve”, htyhet për në 2019-n parada “92 mln dollarëshe”

17 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Planet e presidentit Trump për një paradë ushtarake në Ditën e Veteranëve, që pritej të zhvillohej në rrugët e Uashington DC, janë shtyrë tashmë të paktën deri nga viti 2019.

Trump mbeti i mahnitur nga parada e mbajtur në Ditën e Bastijës në Francë, gjatë vizitës së tij në vitin 2017, ndaj tha se edhe Shtetet e Bashkuara mund ta bënin diçka të tillë.

Por, shifrat e publikuara gjatë së enjtes treguan se ngjarja mund të kushtonte rreth 90 milionë dollarë, më shumë se trefishi i asaj që ishte parashikuar fillimisht. Kritikët gjithashtu kanë bërë krahasime me paradat e zhvilluara në vendet e udhëhequra prej autokratëve.

Parada ishte konceptuar fillimisht të shënonte 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, më 11 nëntor. Një zëdhënës i Pentagonit tha përmes një deklarate se, Departamenti i Mbrojtjes dhe Shtëpia e Bardhë “kanë rënë dakord tashmë ta rishohin këtë mundësi në vitin 2019”.

Drejtori për buxhetin e paradës ofroi një shifër të përllogaritur mes 10-30 milionë dollarësh, gjatë muajit shkurt kur Shtëpia e Bardhë njoftoi kërkesën e saj për zhvillimin e një të tille. Por, një zyrtar amerikan e çoi shifrën e përllogaritur në plot 92 mln dollarë.

E pasi plani u diskutua për herë të parë, në një memo shkruhej se tanket nuk do të merrnin pjesë në paradë, pasi do të dëmtonin rrugët e kryeqytetit të vendit. Qeveria lokale, Këshilli i Distriktit të Kolumbias, u shpreh kritik në kohën kur u njoftua plani, duke shprehur pakënaqësinë në “Twitter”.

Demokratët ishin po ashtu skeptikë, me kongresmenin Jim McGovern që deklaroi se “do të ishte absolutisht një shpërdorim parash”, ndërsa shtoi se Trumpi “po vepronte më shumë si diktator, sesa president”.

Pentagoni njoftoi më vonë se ushtria do të mund të marshonte nga Shtëpia e Bardhë drejt Capitol Hill, ndërsa në fundin e paradës do të kishte “një performancë të rëndë të forcave ajrore”.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar për herë të fundit një paradë ushtarake në vitin 1991, pas fundit të suksesshëm të fushatës së tyre për të detyruar zmbrapsjen e forcave të Saddam Husseinit nga Kuvajti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS VDEKJES SË IKONËS/ Elvana Gjata e kujton kështu mbretëreshën e muzikës "Soul" (FOTO)
Previous article ZGJIDHJA ERDHI! Këto janë 3 "huqe" që duhet t'i dini për VETULLAT tuaja

k.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis Botë

RRITEN TENSIONET GREQI-TURQI/ Ankaraja zhvendos një brigadë me 2000 komando përballë Samosit! Mediat e lidhin me vizitën e Mitsotakis

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999 Botë

VENDIMI I HAGËS/ Britania thirrje për qetësi: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT