• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RAPORTI/ Burgjet të tejëmbushur, pjesa më e madhe janë të dënuar për vrasje
Home
Sociale

RAPORTI/ Burgjet të tejëmbushur, pjesa më e madhe janë të dënuar për vrasje

17 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Nëse krimi më i shpeshtë në vendet e rajonit është vjedhja, në Shqipëri peshën kryesore e të burgosurve e mbajnë ata që kanë kryer veprën penale të vrasjes, sipas të dhënave tëkrahasueshme të Jail Crunch, pjesë e projektit OCCRP (Projekti i Raportimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) , i cili ka marrë nëshqyrtim të dhënat mbi tëburgosurit dhe veprat penale në disa prej vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Burgjet-burg-te-burgosur

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Shqipëri llogaritet 1.9, më i larti ky krahasuarme vendet e Ballkanit Perëndimor, por më i ulët se i vendeve Balltike të cilat gjithashtu kanë qenë pjesë e analizës.

Numri i të burgosurve për 1000 banorë në Serbi llogaritet 1.4, nëBosnje dhe Hercegovinë0.8, ndërsa në Kosovë për çdo 1 mijë banorë ka 1 të burgosur.

Sipas kategorive të veprave penale, vrasjet zënë peshën më tëlartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera tërajonit krimi më i shpeshtë është vjedhja. Në vend të dytëpeshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe në vend të tretë trafiku i drogës. Në Serbi, e cila renditet e dyta ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që projekti ka marrë në shqyrtim, krimi me peshën më tëlartë është vjedhja dhe në vend të dytë është trafikimi i drogës.

Në vendin fqinj Kosovë, vrasjet dhe vjedhjet kanë të njëjtën peshëkrahasuar me totalin e veprave penale.

Në Bosnje dhe Hercegovinë peshën më të lartë të veprave penale e ka vepra penale e vjedhjes, në vend të dytë të burgosurit qëkanëkryer vrasje dhe në të tretin ata që  janë dënuar për trafik droge.

Vendi me numrin më të lartë të të burgosurve ndër 12 vendet e marra në shqyrtim është Lituania, me 3.2 të burgosur/1000 banorë.

Më pas renditet Ukraina me 2.8 të burgosur, Letonia me 2.5 dhe Moldavia me 2.2. Në Turqi numri i të burgosurve është 1.9 për 1000 banorë, por vepra me peshën më të madhe është vjedhja.

Qëllimi kryesor i projektit, të cilët kanë krijuar grafikë interaktive, me të dhënat e marra nga autoritetet e burgjeve përkatëse për secilin shtet ishte evidentimi i ngjashmërive dhe ndryshimeve në vende të ndryshme demografike dhe kategorive të krimeve në rajon. Tëdhënat do të përditësohen në mënyrë tëvazhdueshme.

Reporterët e projektit janë përpjekur që të ndajnë veprat penale nëgjashtë kategori të mëdha si : Vrasjet, Vjedhjet, Trafik Droge, Përdhunimet, Trafikim Qeniesh Njerëzore dhe Krime Ekonomike.

Të dhëna të tjera të INSTAT dhe Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë. Treguesi  në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMI MEMUSHAJ/ Himara pjesë e Kaonisë, grekë e romakë flasin për përkatësinë ilire
Previous article E RËNDË NË DURRËS/ Mbërrin i VDEKUR 68 vjeçari në Durrës. DYSHOHET se ka...

k.autor

Postime të ngjashme

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës Aktualitet

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

AKSIDENT NË AKSIN FUSHË KRUJË-LAÇ/ U përplas nga “Benzi”, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN FUSHË KRUJË-LAÇ/ U përplas nga “Benzi”, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT