• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas “Boston Globe”, shtypi i shkruar del kundër akuzave të Trumpit
Home
Nderkombetare

Pas “Boston Globe”, shtypi i shkruar del kundër akuzave të Trumpit

17 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Mbi 200 gazeta, në mesin e të cilave të përditshme kombëtare dhe javore lokale i janë bashkuar nismës së Boston Globe, për të publikuar editoriale në të cilat denoncojnë presidentin amerikan Donald Trump, i cili mediave ua dha atributin e armikut të popullit, raporton Anadolu Agency (AA).

The Globe mori përkrahje të madhe, pasi paraprakisht zëvendës kryeredaktorja Marjorie Pritchard lëshoi një apel si kundërsulm në luftën e fjalëve midis Trumpit dhe mediave.

Gazeta me seli në Boston thotë se në mesin e gazetave të cilat i janë bashkuar përpjekjes së Globe janë New York Times, Dallas Morning News, Denver Post, Philadelphia Inquirer dhe Chicago Sun-Times.

“Kjo lojë e ndyrë kundër lirisë së medias duhet të marrë fund”, thuhet në reagimin e Unionit të Redaktorëve të Lajmeve të postuar në blogun e tyre, ku shprehin solidarizim dhe mbështetje me nismën në fjalë.

Ndërsa gazetat në fjalë publikuan editoriale të veçanta, të gjitha përfunduan me të njëjtin mesazh: shtypi nuk është armik.

Tensionet mes Trumpit dhe mediave u shfaqën menjëherë pas zgjedhjes së tij. Një muaj pas marrjes së detyrës, ai postoi në Twitter diçka të cilën e quajti “lajm i rremë”.

“Mediat e lajmeve të rreme (dështimet @nytimes, @NBCNews, @ABC, @CBS, @CNN) nuk janë armiqtë e mi, janë armiqtë e popullit amerikan!” shkroi Trump shkurtin e kaluar.

Një analizë e CNN-it e publikuar në janar, flet se Trump ka përdorur shprehjen “fake”, (i rremë) ku u referohet lajmeve, mediave dhe sondazheve, të paktën 400 herë në fjalimet, intervistat dhe publikimet në Twitter gjatë vitit të parë të mandatit presidencial.

Kujtojmë se në gusht të këtij, korrespodenti i CNN-it, Jim Acosta, braktisi brifingun në Shtëpinë e Bardhë, pasi zëdhënësja Sarah Sanders, refuzoi të qortojë komentet e Trumpit në të cilat tha se mediat janë armiku i popullit.

Një sondazh i kryer në qershor nga ueb faqja për lajme, Axios, flet se 72 për qind e amerikanëve, thonë se mediat tradicionale qëllimisht bëjnë raportime të rreme ose mashtruese.

Zëvendës kryeredaktori i Globe, Marjorie Pritchard, shpreson se veprimi i gazetave do të ndihmojë në përpjekjet për të luftuar sjelljen që e promovon administrata Trump.

“Shpresoj që kjo të edukojë lexuesit për të kuptuar se sulmi mbi amendamentin e parë të kushtetutës është i papranueshëm”, tha ajo për Associated Press.

“Ne jemi një shtyp i lirë dhe i pavarur, është një nga parimet më të shenjta që mishërohen me kushtetutë”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA SHBA-TURQI/ Ekspertët: Moska mund të përdorë prishjen e marrëdhënieve për interesat e saj
Previous article NDODH NË TIRANË/ 31 vjeçari FALSIFIKON PATENTËN. Përfundon në Polici

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT