• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORA TRAGJIKE E ÇIFTIT SHQIPTAR/ Pësojnë AKSIDENT kur po shkonin në dasmën e tyre. E reja kërkon…
Home
Sociale

HISTORA TRAGJIKE E ÇIFTIT SHQIPTAR/ Pësojnë AKSIDENT kur po shkonin në dasmën e tyre. E reja kërkon…

16 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mendohej të ishin ditët më të bukura të jetës së tyre, pasi dhe pak ditë do të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, por fati kishte rezervuar diçka tjetër për ta.

Në datën 4 gusht, Ina Muço dhe i fejuari asaj pësojnë një aksident të rëndë, teksa po udhëtonin drejt Shqipërisë.

Në datën 14 shkurt ata kishin vendosur të martoheshin, dhe kjo ishte aryeja e udhëtimit drejt vendit tonë.

Fatmirësisht 26-vjeçarja mundi të shpëtojë pa dëmtime të mëdha, por bashkëshorti i saj 31-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë.

Këtu filloi një rrugëtim tjetër, doktorët nuk jepnin shpresa. “Goditja më e madhe ishte kur mjekët thanë: “Djali do jetojë por nuk bëhet më njeri, edhe në fund të botës ta dërgoni.” Isha lutur gjithë kohën Zot të lutem mos ma merr”– tregon Ina për Newsbomb.al.

Momentalisht bashkëshorti i Inës po trajtohet në Greqi, ndërsa 26-vjeçarja ka nevojë për ndihmën e të gjithëve ne.

I riu ka nevojë për operacion që rruazat e qafës, (ku ka pësuar dhe dëmtimin serioz) të lidhen me njëra-tjetrën, dhe të mund të lëvizë normalisht, pasi nuk mund të ecë.

E dëshpëruar, Ina kërkon ndihmë nga të gjithë personat që mund të kontribojnë sadopak.

Një ndihmë sado e vogël nga ana juaj, do ishte shpëtim për Inën dhe bashkëshortin e saj, të cilëve u ndryshoi jeta padrejtësisht.

HISTORIA E PLOTË E RRËFYER NGA INA PËR NEWSBOMB.AL:

Une quhem Ina Muço dhe do doja shume te me ndihmonit.

Nuk e di sa do e arrij që të kem ndihmën tuaj por ndoshta për këtë do vendosni ju në fund të kërkesës time.

Cdo gjë filloi më 4 Gusht kur unë dhe bashkëshorti im udhëtonim me makinë nga Greqia në Shqipëri , pasi ditën e dielë më datë 12 Gusht ne kishim dasmën tonë.

Ishte vetëm një sekond që unë shkëpus vëmëndjen nga ai dhe ndodhi ajo që ndryshoi gjithçka. Ne të dy u aksidentuam.

Ishim të vetëdijshëm për cfarë po ndodhte dhe i flisnim njëri-tjetrit që po përplaseshim. Mendova se aty do mbaronte gjithëçka. Aq ishte.

U përpoqa menjëherë që të dilja nga makina, kur pashë që mund të lëvizja duke mos menduar për veten. Bashkëshorti nuk lëvizte, ishte i bllokuar.

Faleminderit njerëzve që dhanë ndihmën e parë, falë tyre arriti që të ruante ato pak fuqi derisa arriti ambulance. Një orë ankth, nuk kalonte minuti pasi u vonua shumë.

Një orë. Më e keqja nuk kishin një qafore dhe e mbajtën qafën e tij me dorë deri në spitalin e Fierit. Me ane të të helikopterit arritëm ta sillnim në Tirane pasi atje nuk ndihmonin dot.

Këtu filloi një rrugëtim tjetër, doktorët nuk jepnin shpresa. Goditja më e madhe ishte kur mjekët thanë : “Djali do jetoje, nuk bëhet më njeri, edhe në fund të botës ta dërgoni.” Isha lutur gjithë kohën Zot të lutem mos ma merr.

Do pranoj gjithëçka vetëm të jetë me mua. Gjetëm një eteri të huaj që bënte transportin e të sëmurëve nga një shtet në tjetrin e cila kushtoi plot 25.000$.

Erdhëm në Greqi dhe bashkëshorti tani po trajtohet për problemin që kam me rruazat e qafës pasi ato ishin futur brenda njeëra-tjetrës. Po përpiqen qe te fitojë aftësitë në pjesën e sipërme , pasi këmbët nuk i lëviz, është akoma herët për të thënë dicka.

Por gjithçka është shumë e shtrenjtë.

Pasi të mbarojë kjo fazë ka nevojë për një operacion që rruazat të lidhen menjëra-tjetrën. Ju lutem me dorë në zemër të më ndihmoni. Dua vetëm që të dalë nga kjo gjëndje.

Do e pranoja dhe nëse nuk do ecte më pasi ai është jeta ime. Kam nevojë për ju.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Kryetari i komunës së Preshevës: Jemi për korrigjim kufijsh por jo shkëmbim
Previous article EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi SHQIPTAR bëhet hero, Bazeli kalon në playoff falë AJETIT (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT