• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISHIKIMI I KUFIJVE/ SHBA: Të arrihet një marrëveshje që nuk krijon destabilitet në rajon
Home
Rajon

RISHIKIMI I KUFIJVE/ SHBA: Të arrihet një marrëveshje që nuk krijon destabilitet në rajon

16 August, 2018 k.autor Rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë ta mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, raporton zeri.info. Kështu ka deklaruar në një përgjigje dhënë “Zërit” ambasada amerikane në Prishtinë, e cila (duke mos saktësuar nëse SHBA-të mbështesin apo jo opsionin e korrigjimit të kufijve), ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje e cila nuk sjell jostabilitet në rajon.

Përmbajtja e çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe BE-në si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe që nuk krijon jostabilitet në cilindo shtet apo në rajon. Kjo do të kërkojë vizion dhe fleksibilitet në të dy anët.

Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Më tej, thuhet se SHBA do ta vështrojë me shumë kujdes këtë proces dhe atë për të cilën dy palët do të bijnë në ujdi.

Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë mbi procesin, që të pakësojnë retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive. Në këtë pikë ne nuk duam të hyjmë në një debat publik rreth elementeve hipotetike të një zgjidhjeje që mund të dalë nga negociatat. Ne do të vështrojmë shumë seriozisht dhe me shumë kujdes atë për të cilën palët bien dakord.

Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Megjithëkëtë, një gjë e tillë sipas përgjigjes së ambasadës së SHBA-të nuk nënkupton liri të pakufishme të veprimit.

Për aq sa kemi shqetësime për elementet specifike të cilësdo marrëveshje të propozuar, ne do të jemi të qartë me palët lidhur me këto.

Deklarata e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë

Ndërkohë, presidenti i Kosovs Hashim Thaçi tashmë ka paralajmëruar se në Bruksel do të diskutohet rreth korrigjimit të kufijve me Serbinë. Në kuadër të korrigjimit sipas kreut të shtetit do të bisedohet edhe për bashkimin e Luginës me Kosovën. Pos kësaj, ditëve të fundit edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është zotuar se do të punojë për ndarjen e serbëve nga shqiptarët e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ ROMA ofron 40 milionë euro për lojtarin më të SHPEJTË NË BOTË
Previous article Elia Zaharia në Paris me bashkëshortin/ Zbulon vendin e preferuar me pamje përrallore (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT