• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Serbët kanë një opsion të ri: Konferencë me fuqitë e mëdha
Home
Rajon

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Serbët kanë një opsion të ri: Konferencë me fuqitë e mëdha

16 August, 2018 k.autor Rajon

Pas debateve për tezat që qarkulluan ditët e nxehta të verës për korrigjim, ndarje apo bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, tani mediet serbe dalin me një tjetër opsion.

Një konferencë ndërkombëtare, në të cilën do të arrihej zgjidhja për çështjen e Kosovës, si e vetmja zgjidhje për të dalë nga ngërçi ku kanë mbetur të mbërthyer Serbia dhe Kosova, pas më shumë se 7 vitesh dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

E përditshmja e Beogradit “Novosti” vjen me këtë ide, pasi – siç shkruan ajo, – në dialogun e Brukselit, që duhet të finalizohet këtë vjeshtë, nuk shihet në horizont asnjë epilog i pranueshëm për palët.

Ndaj, ulja në tryezën e bisedimeve të disa fuqive të mëdha për të negociuar do të çonte në mbylljen e këtij procesi me një marrëveshje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndezur jo pak debate me tezën e tij të korrigjimit të kufijve dhe bashkim me Kosovën të Luginës së Preshevës. Por, në anën tjetër, krerët në Beograd flasin për ndarje të Kosovës, gjë që kundërshtohet ashpër nga të tjera qarqe në Kosovë, Serbi, por edhe në arenën ndërkombëtare, me Kancelaren gjermane Angela Merkel që e tha prerë pak ditë më parë se, në Ballkan nuk do të ketë ndryshime kufijsh.

Deklaratat e saj janë përforcuar madje edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

“Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft sa i përket kufijve në shekujt e kaluar. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve, të cilitdo komunitet që i përkasin në vendet përkatëse dhe të mos përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare. Unë mendoj se këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë”, tha Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Diplomati gjerman ka përsëritur edhe një herë mbështetjen për liberalizimin e vizave në Kosovë, por hezitoi të jepte një datë të saktë se kur kosovarët do të mund të udhëtojnë të lirë drejt vendeve europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ LUKAKU jep lajmin E KEQ, askush nuk e ka pritur këtë VENDIM
Previous article ALARMOHET ZVICRA/ SHQIPËRIA dhe KOSOVA duan të vjedhin SUPERTALENTIN 

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT