• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SANKSIONET E SHBA/ Ndëshkohet një agjensi ruse dhe disa kompani kineze
Home
Nderkombetare

SANKSIONET E SHBA/ Ndëshkohet një agjensi ruse dhe disa kompani kineze

16 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione kundër një agjencie ruse për shërbime të portit dhe disa kompanive kineze për ndihmën që u kanë ofruar anijeve verikoreane, por edhe për shitje të alkoolit dhe duhanit në Phenjan, duke shkelur sanksionet amerikane, transmeton Reuters.

Thesari amerikan ka njoftuar përmes një deklarate të mërkurën, se dy kompani me bazë në Kinë kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë në vit, duke eksportuar alkool dhe cigare në Korenë Veriore.

Po ky Departament ka sanksionuar kompaninë me bazë në Rusi, Profinet Pte Ltd dhe drejtorin e përgjithshëm të së njëjtës, Vasili Aleksandrovich Kolchanov, e cila ka ofruar shërbime të portit të paktën gjashtë raste ndaj anijeve që kanë bartur flamurin e Koresë Veriore.

”Taktikat e këtyre subjekteve me bazë në Kinë, Singapor dhe Rusi, janë përdorur në tentim e sipër për t’iu ikur sanksioneve dhe përbëjnë shkelje të ligjit amerikan, andaj të gjitha industritë e tregtisë janë përgjegjëse t’iu ikin atyre, apo ekspozojnë veten në rrezik të madh”, ka thënë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, shkruan rel.

Sipas sanksioneve, asnjë qytetar amerikan nuk mund të bëjë marrëveshje me personat e ndëshkuar dhe pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara “duhet të bllokohen”, ka njoftuar Thesari.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion të vazhdueshëm Koresë Veriore për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMOHET ZVICRA/ SHQIPËRIA dhe KOSOVA duan të vjedhin SUPERTALENTIN 
Previous article “Klan” i rrëmben imazhin kryesor “IN Tv”/ Moderatorja e famshme shihet në ambjentet e televizionit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT