Aksidentet rrugore janë dhe shkaku më i madh i gjymtimit dhe vdekjeve të njerëzve. Ndonjëherë shpejtësia e tepër, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo pergjumja janë disa nga shjkakatarët kryesorë. Por një aksident ka edhe pasoja mbi famijarë e njërëz të afërt të të aksidentuarve. Ngjarja e ditës së sotme në Itali ku një 22 vjeçar, teksa kthehej nga puna gjeti vdekjen tragjike pasi motroi i tij u përplas me barrierat e rrugës tronditi familjarë dhe njerëz të tij të afërt .
Humbi jetën në aksident, la pas vajzën 2 vjeçare
Gersi Uka ishte babai i një vajze 2-vjeçare të quajrur Ambra. Sipas policisë shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e 22 vjeçarit. Në momention kur 22 vjeçari u gjet nga kalimtarët ishte pa shenja jete.
Vdes në aksident shqiptari në SHBA, lë pas bashkëshorten dhe djalin e mitur.
Ditën e djeshme një shqiptar ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në Baker City, në shtetin amerikan Oregon, ndërsa viktima është 36-vjeçari shqiptar Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.
Shqiptari nga Pogradeci ishte pasagjer në një furgon tip ‘Ford’ i drejtuar nga një tjetër shqiptar dhe është goditur nga pas nga një tjetër automjet. 36-vjeçari nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit dhe ka ndërruar jetë, ndërsa shqiptari tjetër që drejtonte mjetin është dërguar në spital, raporton media lokale.
Vdes çifti shqiptar, vajza e vogël plagoset lehtë
Një çift shqiptarësh humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Greqi, ndërsa vajza e tyre mbeti e plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në kilometrin e katërt të rrugës rurale Horteru-Kimisis në Serres. Siç raportojnë mediat helenë, viktima janë 35 dhe 25 vjeç, ndërsa nuk janë identifikuar ende.
35-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke goditur barrierat metalike anësore, çka shkaktoi vdekjen e tij dhe të bashkëshortes 25 vjeçe.
Ndërkohë mësohet se në makinë ndodhej edhe vajza e çiftit, e cila i shpëtoi aksidentit duke pësuar vetëm disa lëndime.
Vdes shqiptari në Greqi, babai i tre fëmijëve
Një aksident në punë ia ka marrë jetën një shqiptari në Patra të Greqisë.
Viktimë e incidentit të ndodhur rreth orës 11:00 në një fermë në Sagaika Achaia, ka mbetur një 30-vjeçar nga Shqipëria, baba i tre fëmijëve.
Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet media lokale, morri plagë të rënda në bark. Pas incidentit, ai u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
/AlpeNews.al






