Festa e Shenjtërimit të Shën Marisë e cila është një ndër festat më të rëndësishme të komunitetit kristian, u kremtua në zemër të lagjes “Kala” të qytetit Elbasan.
Në ambientet e Kishës Ortodokse “Shën Maria” e cila është shpallur Monument Kulture e Kategorisë së I-rë, u kremtua si çdo vit me një meshë të veçantë për këtë rast.
Në këtë ceremoni morën pjesë shumë qytetarë elbasanas të besimit ortodoks dhe jo vetëm, duke i dhënë gjallëri këtij monumenti të rëndësishëm. Gjithashtu nuk munguan dhe turistë rastësore të cilët iu bashkuan kësaj meshe, duke shijuar bukurinë e ceremonisë dhe të arkitekturës së monumentit në tërësi.
Specialistët e Sektorit Elbasan u bënë pjesë e kësaj feste. Ky monument është i hapur çdo ditë për publikun e gjerë dhe për besimtarët e kësaj kishe, të cilët përveç meshave të zakonshme e festave të rëndësishme, celebrojnë dhe ditë të shënuara në ambientet e saj si pagëzime, martesa, etj.




