Mesi i muajit gusht nuk ka qënë aq premtues sa pushuesit shqiptarë do të donin. Kjo për shkak të motit të keq që dy ditet e fundit ka qënë pjesëmarrës në të gjithë vendin, por që sigurisht është ndjerë më së shumti në Jug, aty ku dhe shumica e shqitparëve po kalojnë pushimet e tyre.
Pamjet e mëposhtme vijnë nga bregdeti i Jalës, aty ku mëngjesin e sotëm ka pasur furtuna dhe rrebeshë nga më të fortët.
E në fund, sigurisht doli ylberi, si për të dhënë pak shpresë se ditën e nesërme, mund të rikthehen të gjithë në plazh!
/AlpeNews.al



