• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pallati i ri presidencial “i popullit” përçan qytetarët prej luksit të tepruar
Home
Nderkombetare

Pallati i ri presidencial “i popullit” përçan qytetarët prej luksit të tepruar

16 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Nga çdo cep i qytetit më të madh të Bolivisë, rezidenca e re presidenciale e Evo Moralesit vështirë se mund të mos shihet. Qiellgërvishtësja 29-katëshe, e veshur tërësisht me xham, ngrihet mbi qendrën historike të La Pazit.

Për vet Moralesin dhe mbështetësit e tij, rezidenca përfaqëson epokën e re të Bolivisë, pas shkëputjes prej së kaluarës së dhimbshme koloniale. Për të tjerët, ajo është thjesht një projekt i kotë dhe i mbivlerësuar, që synon të lartësojë udhëheqësin më jetëgjatë në pushtet të vendit.

Shqetësimi publik u kthye shumë shpejt në irritim, kur u mësua se Moralesi do të gëzojë tashmë një suitë prej 1.068 metrash katrorë, ku nuk mungojnë as saunat, palestrat, dhomat e jacuzzit dhe të masazhit. Mes aspekteve të tjera luksoze përfshihet edhe ashensori privat, sipas planit arkitekturor të rënë në duart e gazetës lokale “Pagina Siete”.

Ministrja boliviane e Komunikimit, Gisela Lopez refuzoi të konfirmonte apo të hidhte poshtë raportin, por tha se kulla ishte ngritur “për njerëzit”, pa përmendur buxhetin prej 34 milionë dollarësh, siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve.

Por, godina në fjalë është bërë epiqendra e irritimit në rritje, për shkak të refuzimit të Moralesit për t’u larguar nga pushteti, ku qëndron prej 12 vitesh, e për më tepër pas zotimit të tij se do të kandidojë edhe për një mandat të katërt, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

E pavarësisht protestave në rrugë, Morales e përuroi godinën të enjten e kaluar.

“Ne po lëmë pas pallatin e shtetit koloni, për të ardhur këtu, në Shtëpinë e Madhe Popullore të shtetit shumëkombësh të Bolivisë”, tha ai gjatë fjalimit, që përmendte gjithashtu shumë presidentë dhe udhëheqës të pavarësisë, të cilët janë vrarë brenda ose pranë pallatit të vjetër presidencial, gjatë së shkuarës së trazuar të Bolivisë. “Kjo është një arritje historike, fajë luftës dhe këmbënguljes së popullit bolivian”, tha më tej ai.

E lartë 120 metra “Shtëpia e Re e Popullit” (Casa Grande del Pueblo) është shumë pranë pallatit të vjetër presidencial, funksionet e të cilit do t’i zëvendësojë tani. I njohur si “Pallati i Djegur” (Palacio Quemado), ndërtesa e vjetër e përfshirë dy herë nga flakët e zjarrit, do të kthehet tashmë në një muze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA EDHE KËSHTU/ SHOKON Spalletti, nuk e do yllin e Barcelonës (DETAJE)
Previous article TENTOI TË KALONTE MALLRA KONTRABANDË/ Kapen DY të rinjtë në Rinas. Njëri prej tyre...

k.autor

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse Botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT