Sebastian Vall që u kap fillim-javën e këtij muaji ka dalë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në seancën gjyqësore për të dhënë llogari lidhur me arsenalin e pistoletave që kishte patur me vete në momentin që u kap në piëkn kufitare të Muriqanit.
Në deklaratën e tij Vall sqaron:
E bëra se isha papunë. Unë duhej të transportoja pistoletat, dhe t’i çoj gjer në Suedi. Kam udhëtuar me tranzit nga Suedi në Turqi, e më pas kam kaluar nga Kosova deri në Shkodër në Shqipëri. M’u dha një detyrë për të transportuar keto pistoleta që ju më keni gjetur.
Kjo mësohet të jetë deklarata e të riut që u kap në Muriqan me arsenalin e pistoletave, ndërsa masa e sigurisë për të është dhënë ajo e “Arrestit me Burg”.
/ALPENews.al



