Ishte dënuar me tre vite heqje lirie në vitin 2014 pasi qëlloi me armë në një apartament në Gaiole Chianti ne Greve gjatë një tentative për vjedhje. Në ato momente 30 vjeçari arriti t’ia mbathte pa lënë gjurmë.
Një kontroll i befasishëm ditën e djeshme nga policia e në Sesto Fiorentino bëri të mundur arestimin e tij. Në momentin e arrestimit 30 vjeçari shoqërohej nga një tjetër shqiptar.
Arrestimi i të dyve nuk ka qën aspak e lehtë, thotë policia. Ndjekja vazhdoi përgjatë një rrjedhe lumi për rreth 30 minuta pasi ata braktisën makinën me të cilën udhëtonin.
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se dhe shqiptari tjetër kishte precedent të mëparshëm penale, vjedhje.
Në bagazhin e makinës i’u është gjetur dhë një leve, kacavida, mjete që përdoreshin për hapjen e dritareve.


