Një shtetas shqiptar, me banim në Tiranë dhe i moshës 25 vjeç ka goditur me grushte një tjetër shtetas shqiptar, me banim në kryeqytet për motive të dobëta. Dyshohet se i riu ka pritur derisa viktima të dalë nga një vend ku e kishte ditur më parë që ishte, e në ato momente i ka bërë pritë.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për çështjen, ndërsa i ka bërë me dije masën e sigurisë të riut, agresorit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin M. H., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi rreth orës 23:30, në rrugën “Agush Gjergjevica”, ka goditur me grushte shtetasin N. K., vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.


