Kryeministri italian, Giuseppe Conte thotë se kompania koncesionare që mirëmbante urën që u shemb në Xhenova, do të përballet me një gjobë prej 150 milionë euro. “Ne do të fillojmë procedurën e revokimit të lejes pa pritur gjetjet në procedurën penale”, theksoi Conte.
Më herët, zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini tha se kompania “Autostrade per l’Italia” është përgjegjëse.
“Nëse ata nuk mund të menaxhojnë autostradat tona, shteti do ta bëjë këtë“, shton ministri i Infrastrukturë Toninelli.
Kompania – e cila mbylli 2017-n me të ardhurat operative të gati 4 miliardë $, tha se “ne do të investojmë mbi një miliard dollarë për sigurinë dhe mirëmbajtjen”.