Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të mblidhen ditën e sotme në qytetin juglindor të Korçës. Kjo mbledhje e parë mes qeverisë ‘Rama 2’ dhe qeverisë së Ramush Haradinajt vjen në kuadër të festave të nëntorit, ndërsa pritet të firmosen dhe disa marrëveshje të rëndësishme.
Mbledhja e perbashket e dy qeverive Shqiperi-Kosove ne Korçë: 15.45 – Mbërritja e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës në krye të shëtitores së Shën Gjergjit, Korçë (ceremonial nderi) me regji me frekuenca. 16.00 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Korçë, Shtëpia e Flamurit) (me regji me frekuenca) 17.15 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (me regji me frekuenca) 17.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (me regji me frekuenca)
Mësohet se në total do të nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi për sigurimet shoqërore dhe integrimin dhe 8 memorandume për energjine elektrike, diasporen, mjedisin, kulturen, per investimet e huaja mes AIDA KIESA, per certifikatat veterinare.
Ndërkohë, mbledhja mes dy qeverive shqiptare do të vijojë edhe ditën e martë, më 28 nëntor, ku do të zhvendoset në qytetin e Vlorës, aty ku 105 vite më parë Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë për Shqipërinë.
Në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia te busti i pavarësisë, ku të pranishëm do të jenë dhe dy preisdentët, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi. Gjithashtu, do të kryhen homazhe tek busti i Ismail Qemalit, si dhe do të shpallet logoja e Skënderbeut në kuadër të vitt të Skënderbeut


