• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Detajet: Në shtëpitë e DY të vdekurve, aty ku para disa ditësh familjarët kishin…
Home
Sociale

SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Detajet: Në shtëpitë e DY të vdekurve, aty ku para disa ditësh familjarët kishin…

15 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Sociale

Në rrugën “Dum Alla” të Shijakut, në katin e katërt të një pallati, shtëpia e Kasem Djerrit, babait të Mariusit, i cili humbi jetën në tragjedinë në Genova ishte bosh.

Ata jetonin prej më shumë se 20 vitesh në Itali. Njëjtë si çdo vit, 22-vjeçari kishte ardhur bashkë me familjen, në fillim të gushtit për pushime në Shqipëri, duke mos e ditur që do të ishte hera e tij e fundit, kthimi në vendlindje.

“Fqinja më thirri, më tha Xhixhi djali I Kasemit, më duket se është Marjusi që ka ndodhur aksidenti në Genova. Na erdhi shumë keq, edhe dridhemi e tani kur e kujtoj… se nëna ju vdiq, kur kanë hyrë këtu, jetonin me të atin.. një marrëdhënie familjare e mrekullueshme”, thotë fqinja Hatixhe Troka.

“Nëpërmjet tv, e pamë që dje urën, sot doli emri i atij. Tashi, kanë qenë si familje, para 10 ditësh. I ati, se e ëma u ka vdekur”, thotë fqinji tjetër Ilmi Fetahu.

Ndërsa, në Oblik të Shkodrës, prindërit e Admir Bokrinës, kanë hapur dyert e mortit. Admiri, shqiptari i dytë që humbi jetën në aksidentin në Genova, jetonte prej 20 vitesh në Itali dhe 3 vite më parë u martua.

“E kena marr vesh pas mesnate, nga ora 1 e natës. Duke shkuar në punë, u takua 10 min para me të shoqen, e ka lënë në shtëpi. Dhe shkoi për punë në hotel”, thotë xhaxhai i Admirit, Fatmir Bokrina.

“Ura që ishte në qendër, eliminonte trafikun dhe ai e bënte shpesh atë, ndoshta edhe dy herë në ditë”, thotë djali i hallës së tij Shkëlzen Iani.

Tragjedia në vendin fqinj është ndjerë edhe në Shqipëri, ku familjarët dhe të afërmit e viktimave, janë tronditur kur kanë mësuar lajmin në media.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA KRIMINALE NË SHQIPËRI/ Prençi: Të amendohet ligji "Antimafia"
Previous article RRJETI SOCIAL NIS HETIMET/ Hakerohen dhjetëra llogari të përdoruesve

g.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT