Dy të rinj janë kapur në aksin Lezhë-Shëngjin me doza lënde narkotike të llojit marijuanë, me të cilat i kishin vendosur në pjesën e pasagjerit të makinës.
Jo vetëm kaq, ato nuk i janë bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe për t’u kontrolluar nga blutë e Lezhës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.08.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. D., dhe V. D., vjeç 24 dhe 25, banues në Pukë, pasi rreth orës 18:00, në rrugën Lezhë-Shëngjin, gjatë kontrollit fizik të automjetit tip “Audi” të drejtuar nga shtetasi V. D., i cili fillimisht nuk i është bindur shenjës së ndalimit, iu gjetën dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale, 7.65 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë. Nenet 283, 302 dhe 242 të Kodit Penal.


