• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHEMBJA E URËS NË ITALI/ Postimet për të riun: Nuk arrij dot ta mendoj se ke vdekur. Më dhemb në zemër…
Home
Breaking News

SHEMBJA E URËS NË ITALI/ Postimet për të riun: Nuk arrij dot ta mendoj se ke vdekur. Më dhemb në zemër…

15 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Miq, të afërm e shumë nga ata që e njihnin Marjus Djerrin, 22-vjeçarin nga Shijaku që humbi jetën një ditë më parë gjatë shembjes së urës Morandi në Genova të Italisë, kanë mbushur profilin e tij në Facebook me dedikime prekëse.

Fjalë të ndjera zemre, që e kanë zanafillën tek mirësia e Marjusit kanë mbushur profilin e tij. Dikush nuk do ta pranojë humbjen, dikush tjetër shprehet se do të ketë drejtësi për të, e prandaj lutet që ai të pushojë në paqe.

“Nuk kam arritur të fle, pasi akoma nuk e besoj dot që ti nuk je më. Njoheshim që kur ishim të vegjël Marjus, ndërsa tani të morën nga ne! Do na mungosh”, shprehet njëra nga mikeshat.

“Zgjohem pas një nate me ëndrra mankth e dhimbje. Më dhëmb në zemër Marjus. Nuk mund ta besoj. Nuk dua ta pranoj, nuk gjej arsye, kjo nuk është e drejtë. Nuk do të harroj kurrë, ty ëngjëllin biond gjithmonë të qeshur. Mikun e shkollës, të futbollit, mbi të gjitha mikun që çdo nënë do të donte për djalin e saj. Ti ishe ai, do mbetesh përgjithmonë i tillë. Nga atje lart ndohmo dhe mbroje familjen tënde”, shprehet nëna e mikut të tij.

Ndërsa një mik tjetër, poston foton me Marjusin dhe i thotë: “Do të doja të të kujtoja gjithmonë kështu! Prehu në paqe miku im”.

“Do të të kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishte Marjus”, thotë një tjetër.

“Entuziazmi dhe gjallëria jot do vazhdojë ta mbajë të fortë kujtimin tënd, duke na zbukuruar ditët. Lamtumirë kushëriri im. Do mbetesh gjithnjë pranë nesh me këtë buzëqeshje e këto sy blu. Do ketë drejtësi për të gjithë këtë. Pusho në paqe”,- shprehet një prej kushërirave të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFITIMET E PARA/ RONALDO “shkatërron” rrjetet sociale, e ngjit Juventusin në majë
Previous article Ambasadori britanik në Prishtinë: Politikanët kosovarë të përfshirë në pastrim parash

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT