Një i moshuar është përplasur paraditen e sotme në kryeqytet teksa tentonte të kalonte rrugën.
Dëshmitarët thonë se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Rruga Bardhyl”, ndërsa i moshuari nuk ka kaluar në vijat e bardha. Ai ka qënë duke shkuar në postë për të marrë pensionin, siç thonë dëshmitarit.
Nga përplasja fatmirësisht ka marrë vetëm plagë të lehta.
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Shqiptarja, com e Report Tv i moshuari shfaqet i shtrirë në rrugë, ndërsa policia i jep ndihmën e parë.



