• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDAL/ Prokuroria e ka shpallur një herë të pafajshëm Tahirin me të njëjtat akuza që ngre sot
Home
Breaking News

SKANDAL/ Prokuroria e ka shpallur një herë të pafajshëm Tahirin me të njëjtat akuza që ngre sot

20 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Prova më e fortë e Prokurorisë, e cila kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, është përdorimi i makinës së tij dhe udhëtimi i tij me Habilajt.

Kjo gjë është pohuar edhe në Këshillin e Mandateve.

Por, është e habitshme që Prokuroria kërkon arrestimin e Tahirit, për një akuzë të cilën e ka pushuar vetë një vit më parë.

Më poshtë, shkrimi i publikuar nga BIRB më 22 janar të vitit të kaluar, që flet për rrëzimin e akuzave nga Prokuroria, për Saimir Tahirin.

Prokuroria shpall Tahirin të pafajshëm për akuzat e Zaganit

Pas një hetimi dymujor, Prokuroria deklaroi se ka pushuar hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri pasi “nuk u vërtetuan elementë të veprës penale”.

Nga Lindita Çela

Dy muaj më parë, Dritan Zagani, një ish oficer policie aktualisht në arrati, akuzoi publikisht se eprorët e tij kishin favorizuar disa trafikantë droge dhe se kishin punuar për të mos hetuar persona të lidhur me zyrtarë të lartë. Ai aludoi mes të tjerash se kushërinj të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri qenë të përfshirë në trafikun e drogës.

Prokuroria e Fierit i mori akuzat e tij në shqyrtim dhe pas një hetimi të shpejtë dymujor e deklaroi çështjen të pushuar pa akuzë duke deklaruar se nga hetimi nuk është vërtetuar të ketë elementë të ndonjë vepre penale.

Në 29 dhjetor 2015, prokurja Eglantina Shehu raportohet se ka urdhëruar mbylljen e hetimeve dhe i ka shpallur akuzat e Zaganit të pavërteta.

Lajmi fillimisht rrodhi në media më 22 janar 2016, kur u publikuar vendimi i prokurorisë për pushimin e hetimeve.

Ministri i Brendshëm Tahiri komentoi mbi lajmin në rrjetin social Facebook duke e konsideruar vendimin e mbylljes së pushimeve si një e vërtetë që të përplaset në fytyrë. Tahiri, ministër që nga shtatori 2013, është akuzuar në mënyrë të përsëritur nga opozita si person i lidhur me elementë të krimit të organizuar.

“Tani që prokuroria vërtetoi gënjeshtrat e policit në arrati, SHQUP-it i humbi edhe llumi i rrenave. Ky është nga ato rastet kur gënjeshtra të përplaset në fytyrë, e shqupistave u është nxirë faqja tashmë”- deklaroi Tahiri.

Ish-oficeri Dritan Zagani, aktualisht jashtë vendit por i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, deklaroi në intervista të ndryshme televizive se eprorët e tij kanë favorizuar disa grupime kriminale dhe i kanë ndihmuar ato përmes dekonspitimeve të operacioneve të policisë së shtetit. Ai deklaroi mes të tjerash se disa kushërinj të ministrit Tahiri qenë të përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe patën përdorur për qarkullim një makinë AUDI me targë AA 003 GB, makinë që ka qenë më herët nën pronësinë e ministrit Tahiri. Zagani aludoi se përmes përdorimit të ish-makinës së Tahirit, të dyshuarit për trafikantë siguronin mbrojtjen nga policia. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla urdhëroi nisjen e hetimeve, por fillimisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda ia transferoi dosjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Fierit, zona ku aludohet se qe kryer trafiku i drogës.

Prokuroria e Fierit hetoi mes 30 tetorit dhe 29 dhjetorit 2015, para se ta shpallte akuzën publike të Zaganit të pavërtetë dhe të urdhëronte mbylljen e hetimeve.

Po kështu, nën hetim janë marrë dhe kushërinjtë e Ministrit të Brendshëm, ku sipas vendimit të prokurorisë nuk është vërtetuar që ata së bashku me automjetin Audi AA003 GB, të jenë shoqëruar në komisariatin e Fierit, fakt ky i denoncuar nga ish-oficeri i policisë. Element tjetër që ka bindur prokuroren që nuk ekzistojnë elementë të veprës penale është dhe këqyrja e sistemit MEMEX, i cili është sistemi i brendshëm i Policisë së Shtetit, ku sipas vendimit të pushimit nuk ka asnjë të dhënë të hedhur në sistemin e brendshëm të  komunikimit të policisë për shtetasin A.D.

Ish oficeri i policisë është në kërkim ndërkombëtar pasi  u arratis teksa ndodhej me masë sigurie “arrest në shtëpi”. Zagani u vë nën hetim për dekonspirimin e operacioneve të policisë, ndërkohë që akuzohet edhe për shpërdorim të detyrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Neymar dënohet me 1,2 milionë dollarë
Previous article LEXOJENI/ Partneri juaj është joserioz apo serioz?

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT