Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime popullit italian rreth ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Gjenova të Italisë, ku kanë humbur jetën të paktën 35 persona.
Një pjesë prej 200 metrave e urës Morandi, e cila ishte pjesë e autostradës A10, është shembur gjatë një stuhie të ashpër duke shkaktuar dëme të mëdha të infrastrukturës Italiane.
“Me shume pikëllim po e përcjell situatën në Itali, ku aksidentalisht humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit Italian dhe familjeve të viktimave”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.


