Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion mjaft të pëlqyer nga turistët e huaj që këtë sezon veror ata po eksplorojnë përveçse turizmit detar dhe atë kulturor dhe historik.
Eksplorimi dhe turizmi i aventurës në vitet e fundit në Shqipëri po kthehet në një atraksion mjaft interesant për vizitorët e huaj kjo dhe për shkak të terrenit mahnitës dhe të shumëllojshëm që ofron vendi jonë.
Mali i Tomorrit ka mahnitur së fundmi turistët francezë dhe italianë të cilët po shijojnë bukurinë,freskinë dhe mikpritjen e banorëve të kësaj zone.
Gjithashtu vizitorët e huaj tashmë po konsolidohen edhe me struktura shoqëruese. Banorë të zonës çdo ditë e më shumë po mësojnë si ti presin, shoqërojnë në zonat me të pëlqyeshme për turistët e huaj,apo vendas.
Shoqëritë turistike gjithashtu kanë njerëzit e tyre të përgatitur në zonë për të bërë guidën.



