• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRUGA E ARBRIT/ 4 milionë USD të tjera për mbikëqyrjen e pavarur të kontratës
Home
Ekonomi

RRUGA E ARBRIT/ 4 milionë USD të tjera për mbikëqyrjen e pavarur të kontratës

14 August, 2018 k.autor Ekonomi

Në qershor të këtij viti “Gjoka Konstuksion” nisi zyrtarisht punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit pasi fitoi garën me një vlerë 33.6 miliardë lekë. Ky do të ishte projekti i parë i paketës “1 miliardë” e shpallur nga qeveria.

Kostoja e rrugës gjithsesi pritet që rritet edhe më tej me të paktën 446 milionë lekë apo pak më shumë se 4 milionë dollarë pasi së fundmi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur një procedurë prokurimi ku kërkon një mbikëqyrës të pavarur të zbatimit të kontratës konceisonare.

Referuar objektit të tenderit ministria kërkon “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e kontratës koncesionare/ppp për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit”. Kontrata do të ketë një afat ekzekutimi 42 muaj plus 12 muaj garanci. Fondi limit është 446 milionë lekë por për vitin 2018 fondi i dispozicion është 833 mijë lekë pa TVSH.

Rruga e Arbrit, detajet e projektit
Referuar projektit, gjatësia e aksit që nis në Tiranë dhe përfundon në Bllatë, sipas studimit të fizibilitetit do të jetë afërsisht 73.5 km. Ndërtimi pritet që të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Dibrës, me të paktën 40 minuta.

Duke pasur parasysh terrenin dhe mënyrën sesi është konceptuar projekti, rruga kategorizohet si C2 dhe është projektuar me shpejtësi minimale 60 km/orë dhe maksimale 100 km/orë. Rruga ka si pjesë përbërëse Tunelin e Murrizit, me gjatësi 3.2 kilometra, por edhe pesë tunele të tjera të vogla do të ndërtohen për të shmangur kthesat, si dhe katër ura.

Kontrata parashikon që punimet të përfundojnë për 44 muaj, çka përkon me fundin e vitit 2021. Edhe pas përfundimit të punimeve, kompania nuk do ta dorëzojë rrugën, por do të vijojë të kryejë operimin dhe mirëmbajtjen gjatë viteve të koncesionit, ndërkohë që qeveria është angazhuar që të paguajë kompaninë për një afat 13-vjeçar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR PËR NJË FEMËR/ 17 vjeçari shqiptar plagos marokenin. Policia e gjeti në...
Previous article KIARA ME BIKINI DHE KËMBËT HAPUR/ Moderatorja rrëzohet nga lëkundsja në plazh (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri? Ekonomi

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT