Sebastian Vall është 21 vjeçari i cili është arrestuar mesditën e djeshme nga blutë e kufirit të Muriqanit për posedim të armëve të zjarrit, me plot 19 pistoleta.
Në rrjetet sociale të “Facebook”, Vall duket si një person që viziton shpesh vende të ndryshme, ndërsa në fotot e tij ka komente të llojit:
“Kam shitur gjithçka për ato që folëm“, i shkruan një prej miqve të rrjetit social, 21 vjeçarit.
Ndërsa një tjetër duket se i jep “urdhër” që kur të kthehet të bisedojë me të.
Dyshimet se Vall mund të ketë kaluar më tepër se një herë përmes kordonit kufitar Kosovë-Shqiëpri-Mal i Zi dalin pas aktivitetit të tij të hershëm në Suedi si “korrier” i armëve.
Redaksia e ALPENews.al zbardh për herë të parë komentet e dyshimta të Vall i cili u kap mesditën e djeshme në Muriqan.
KOMENTET
MË HERËT
Ky është Sebastian Vall, ndërkohë që kalonte pa asnjë “problem” pikën kufitare të Morinës, Vall nuk është pikasur se në çantë ka plot një arsenal pistoletash që mund të furnizonin pa frikë një grup terrorristësh të ISIS-it.
21 vjeçari ka menduar se i ka shpëtuar kontrollit të Policisë së Morinës, por kur ka mbërritur në Muriqan, në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, pas inspektimeve çanta e Vall ka rënë në duart e bluve.
Pasi është arrestuar, Sebastian Vall ka deklaruar se i kishte blerë këto armë në Kosovë, dhe se kishte në plan t’i shiste në Gjermani duke i kaluar përmes kufirit Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi.
Përveç arsenalit të pistoletave, Vall kishte patur me vete edhe disa sende të tjera për të “mbuluar” samë tepër këtë dërgesë, porositësi i të cilit nuk dihet se kush është.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
Sekuestrohen 19 armë zjarri “Pistoletë”.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, bënë arrestimin në flagrancë të Sebastian Vall, 21 vjeç, banues në Suedi.
Në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21-vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës ‘Kosovë-Gjermani’, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65.
Veprimet po vijojnë nga Specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Policisë Shkodër për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti të trafikut të armëve.
Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ‘Trafikimi i arme?ve dhe i municionit’.
/ALPENews.al





