• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Teksa refuzon negociatat me SHBA-në, Irani prezanton raketë të re balistike
Home
Nderkombetare

Teksa refuzon negociatat me SHBA-në, Irani prezanton raketë të re balistike

14 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Irani ka prezantuar një gjeneratë të re të raketave balistike me rreze të shkurtër dhe ka premtuar se do të vazhdojë të rrisë kapacitetet, duke sfiduar kërkesat e Shteteve të Bashkuara për të ndalur zhvillimin e këtyre armëve të sofistikuara.

Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar më 13 gusht se raketa, Fateh-e Mobin, apo “Pushtuesi i Ndritshëm” ka “kaluar me sukses të gjitha testet” dhe mund të sulmojë caqet në tokë dhe det.

“Ashtu siç u kemi premtuar njerëzve tanë, ne nuk do të ndalojmë përpjekjet tona për të rritur kapacitetet raketore dhe do të rrisim fuqitë tona raketore në baza ditore”, ka thënë ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami.

“Asgjë nuk mund ta ndalojë këtë raketë për shkak të shkallës së lartë të fleksibilitetit”, ka thënë Hatami, duke shtuar se version i ri i kësaj rakete “ është 100 përqind prodhim vendor”.

“Sigurohuni se sa më shumë ka presion dhe luftë psikologjike kundër nesh, popullit fantastik të Iranit, aq mq shumë do të rriten fuqitë tona të mbrojtjes në të gjitha fushat”, është shprehur ai.

Hatami nuk ka përmendur rrezen e veprimit të raketës së re, mirëpo versionet paparake kanë pasur rreze veprimi 200 deri në 300 kilometra, bazuar në organizatën me seli në Uashington, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë për Fox News se “raketa Fateh-100”, është testuar në Iran, javën e kaluar.

Një gjeneral amerikan i ka cilësuar testimet si mesazh, teksa Uashingtoni përgatitjej për zbatim të valës së parë të sanksioneve kundër Iranit më 7 gusht, pas tërheqjes së SHBA-së nga pakti bërthamor, që Teherani ka me fuqitë botërore.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit të negociojë paktin e ri bërthamor, i cili do t’i jepte fund kapacitetit bërthamor të Iranit, si dhe zhvillimit të raketave balistike.

Njoftimi i Iranit për raketa ka ardhur në po të njëjtën ditë që lideri suprem i këtij vendi, Ayatollah Ali Khamenei, ka kundërshtuar zyrtarisht thirrjet e Trumpit për bisedime direkte me Uashingtonin rreth paktit të ri bërthamor.

Në po të njëjtën kohë, Khamenei ka hedhur poshtë idenë e përfshirjes në luftë me Shtetet e Bashkuara.

“Së bashku me sanksionet, amerikanët kanë ngritur dy çështje tjera: luftën dhe bisedimet”, ka thënë Khamenei në një deklarim televiziv.

“Lufta nuk do të ndodhë dhe ne nuk do të nisim bisedime direkte”.

Khamenei ka thënë se deklaratat e fundit të Uashingtonit kanë rritur “mundësinë e luftës me Iranin”.

“Ne nuk kemi nisur kurrë luftë dhe ata nuk do të përballen me Iranin ushtarakisht”, është shprehur ai.

Mirëpo, “tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është dëshmi e pastër se Amerikës nuk duhet besuar” kur është fjala për negociata rreth ndonjë pakti të ri.

“Unë ndaloj të gjitha bisedimet me Amerikën”, ka deklaruar lideri suprem.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë kundërshtuar programin e Iranit për zhvillim të raketave, sepse sipas tyre i njëjti përbën kërcënim tek aleatët Perëndimorë në rajon siç janë Arabia Saudite dhe Izraeli.

Mirëpo Irani në anën tjetër ka insistuar se programi i raketave ka vetëm qëllime të mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ardhmja e DEMBELE/ BARCELONA ndan mendjen PËRFUNDIMISHT për FRANCEZIN
Previous article 528 KILOGRAMË MISH I KALBUR/ VIDEO: Ja ku prodhoheshin QOFTET për "fast-food"-et e Shqipërisë

k.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT