• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ministria e Jashtme/ Greqia flet me tone urrjetje për Shqipërinë
Home
Aktualitet

Ministria e Jashtme/ Greqia flet me tone urrjetje për Shqipërinë

20 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dëshiron të shprehë indinjatën e thellë ndaj gjuhës provokuese dhe ndërhyrjes së paprecedentë që karakterizonte deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, datë 19 tetor 2017.
Përfshirja në debatin e brendshëm politik në Shqipëri dhe referimi i çështjeve të cilat janë ne proces zbardhjeje nga organet e drejtësisë përbën një shkelje të praktikës diplomatike, të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve tona.
Për më tepër, lidhja që kjo deklaratë synon të vendosë mes Ligjit për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë të sapomiratuar në Kuvend dhe Planit rregullues të Himarës e fshatrave të tjerë përreth, në kuadër të Rilindjes Urbane përbën një deformim të realitetit dhe cënim të frymës së bashkëjetesës dhe bashkëpunimit me pakicat në Republikën e Shqipërisë.
Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit, duke ofruar disponibilitet të plotë sipas legjislacionit dhe praktikës më të mirë ndërkombëtare.
Dëshirojmë të theksojmë se Ligji i ri për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave individualisht dhe në grup, kudo ku ato jetojnë, bazuar në kriteret dhe frymën e Konventës Kuadër për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës.
Çdo referencë tjetër etno-nacionaliste që evokon deklarata e sipërcituar bie ndesh me frymën dhe praktikat ligjore evropiane të mbrojtjes së pakicave kombëtare.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë rishpreh angazhimin e saj për të vazhduar trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve tona në përputhje me frymën evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, megjithë cënimin e klimës së besimit dhe bashkëpunimit që shkaktojnë këto deklarata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tahirin e marrin në mbrojtje dhe qytetarët, kërcënojnë Ramën: Kujdes nëse e pëson Tahiri!
Previous article Google prezanton robotin që mund të zhvillohet si njeriu

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT