“Ia kam marrë babait tim”, mësohet se është shprehur 20 vjeçari Gelsion Pajo i cili në mesnatë përplasi në rrugën që të çon për në plazhin e Portëzës, në qytetin e Fierit.
Pajo kishte qenë me shpejtësi ndërsa ka përplasur shtetasin shqiptar, 55 vjeç, me identitet Yzedin Arapi, banues në Patos.
V.P është pronari i “Opel”-it i cili është njëherësh edhe babai i Gelsionit, djali i cili përplasi 55 vjeçarin.
Redaksia e ALPENews.al gjeti identitetin e Pajos dhe figuron të jetë ky person.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.
Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
/ALPENews.al



