Ajo është shprehur vazhdimisht se pjesëmarrja e saj në Miss Shqipëria ishte trampolina më e mirë për të shkuar në televizion, aty ku prej vitesh vazhdon të drejtojë disa prej formateve më të suksesshme të TVSH-së.
Po flasim pra, për Hygerta Sakon!
Këtë javë në Thumb e ftuar ishte Hygerta, e cila sigurisht është “ngacmuar” për Miss Albania-n..
E pyetur se, nëse do të ishte sërish 18 apo 19 vjeçe a do ta përdorte Miss-in për të kaluar në televizion, Sako përgjigjet: “Atëherë ishte vetëm ajo trampolinë, kështu që unë e shfrytëzova. Kurse sot, jo, nuk besoj se do të dilja apo do të merrja pjesë sepse tashmë ka mundësi për audicione pafund dhe kam përshtypjen se me aftësitë e mia do dija t’ua prishja mendje, nuk do kisha nevojë të dilja me rrobabanjo”.


