Parashikimi i motit për nesër:
Reshjet
Nesër mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 31 °C
në vendet e ulëta: 18 / 34 °C
në vendet malore: 16 / 30 °C
Era
Nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.
Rreziku i zjarreve
Nesër pritet nivel ‘i moderuar’ i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Përsëri, në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).
Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.




