• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTOI GRUAN DHE VAJZËN ME KALLASHNIKOV/ Pjetër Nrecaj i mori fëmijët nga gruaja pa vendim të institucioneve
Home
Breaking News

EKZEKUTOI GRUAN DHE VAJZËN ME KALLASHNIKOV/ Pjetër Nrecaj i mori fëmijët nga gruaja pa vendim të institucioneve

13 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pjetër Nrecaj, përveç dhunës sistematike që ushtronte ndaj gruas së tij, i kishte marrë nga nëna fëmijët pa miratimin e asnjë institucion.

Qendra për punë sociale thotë se për herë të parë me këtë rast të dhunës në familje u njoftua kur e ndjera Valbona Nrecaj në qershor të këtij viti kishte kërkuar ndihmë nga qendra që t’i shihte fëmijët e saj.

Valbona kishte arritur dy herë t’i takonte fëmijët, derisa nuk dihet se si Pjetër Ncreaj kishte arritur që t’i marrë nën përkujdesje fëmijët pa një vendim të gjykatës.

Më 2 korrik, Valbona kishte bërë padi në Gjykatë për shkurorëzim. Gjykata disa ditë më vonë sipas procedurës u kishte parashtruar kërkesë për pajtim çiftit, të cilin e kishte refuzuar e ndjera Valbona Nrecaj.

Ky vendim i Valbonës kishte bërë që Pjetër Nrecaj t’ia ndalonte asaj t’i shihte fëmijët.

Familja e së ndjerës në ditën e tragjedisë i kishte deklaruar KTV-së se Policia pa asnjë vendim të Gjykatës kishte ardhur për t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre.

Policia e Kosovës e ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në procesin e marrjes së fëmijëve.

“Bazuar në informatat që kemi, stacioni policor Gjakovë asnjëherë nuk ka pranuar kërkesë nga ndonjë institucion që fëmijët e viktimës të dërgohen tek ish bashkëshorti (I dyshuari). Rrjedhimisht, pretendimet e familjes të së ndjerës se fëmijët janë marrë nga policia dhe janë dërguar te babai, nuk qëndrojnë. Pretendimet e tilla është duke i hetuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në përgjigjen nga Policia e Kosovës, Gjakovë.

Të katër fëmijët e Valbona Nrecajt do të vazhdojnë të mbesin në kujdestari të përkohshme te familja e viktimës, derisa qendra për Punë Sociale do të ndajë çdo muaj 100 euro për secilin fëmijë në formë të ndihmës sociale.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me hetimet që ka nisur ndaj disa zyrtarëve të Policisë në Gjakovë për neglizhencë në detyrë, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

Pjetër Nrecajt i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me dyshimet se vrau gruan e tij, Valbona Nrecaj, dhe vajzën e tij 9-vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Kush është 39 vjeçari nga Gramshi që u gjet i VETËVARUR në banesë (FOTO)
Previous article GJENDJA E MEDIAS NË SHQIPËRI/ Çipa: Shqipëria po përjeton një krizë të raportimit profesional

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT