• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lëvizjet e fundit jashtë vendit të 3 ish-zyrtarëve, ishin në Tiranë deri…
Home
Aktualitet
Kronikë

Lëvizjet e fundit jashtë vendit të 3 ish-zyrtarëve, ishin në Tiranë deri…

26 November, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë qenë nën hetim, që prej ditëve të fundit të muajit tetor, si të dyshuar për implikim në veprimtarinë e grupit “Habilaj”. Gjatë kësaj kohe, për një periudhë afro njëmujore, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, janë mbajtur nën vëzhgim në distancë dhe çdo lëvizje e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë ka qenë e kontrolluar.

Burime nga Policia thanë se lëvizjet e fundit jashtë Shqipërisë së tre ish-zyrtarëve, që aktualisht janë në kërkim, kanë ndodhur gjatë muajit tetor dhe nëntor. Por ata ishin kthyer vetëm pak ditë para se të firmoseshin urdhërarrestet për ta.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se i pari që është larguar nga vendi, ka qenë Sokol Bode, ish-shefi i Postës Kufitare Dhërmi, i cili më 29 gusht ka udhëtuar me makinën e tij me targë AA 808 OB, në drejtim të Malit të Zi, duke kaluar kufirin në Muriqan.

Më vonë, më 9 nëntor, ishdrejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka fluturuar nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Milanos, Itali. Ndërsa ish-vartësi i tij, Gjergji Kohila, që deri në maj mbante detyrën e shefit të Krimit të Organizuar në Vlorë, ka udhëtuar më 18 nëntor drejt Greqisë.

Ai ka dalë me mjetin e tij, me targë AA 911 JE, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Kakavijë. Megjithatë, ata rezultojnë të jenë kthyer sërish në Shqipëri dhe në momentin që janë lëshuar urdhrat e arrestit e të ndalimit, ata ndodheshin në Tiranë.

KERKIMI

Urdhërndalimet janë nxjerrë për Jaeld Çelën, ishdrejtor i Policisë së Vlorës dhe Gjergji Kohilën, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë. Çela është i dyshuar për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Trafikim të narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal. Gjithashtu, edhe Kohila është i dyshuar për “Kultivim të narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Ndërsa për Sokol Boden, ish-shefin e Postës Kufitare Dhërmi, ka një vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda në mungesë për masën e sigurisë “arrest në burg”, me akuzat “Kultivim të narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Urdhërndalimet dhe vendimet e Gjykatës mbajnë datën 21 nëntor 2017, ndërsa u janë dorëzuar Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të nesërmen, më datë 22 nëntor, në orën 10:30. Sapo është vënë në dijeni për vendimet, SHÇ- BA ka organizuar punën dhe ndarë detyrat për zbatimin e tyre konform Kodit të Procedurës Penale.

Të gjitha veprimet procedurale nga SHÇ- BA, pas njohjes me aktet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Gjykatës, janë drejtuar nga prokurorët e çështjes dhe drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, për ndjekjen e hapave proceduralë sipas radhës së veprimeve në interes të hetimit.

Nga kontrolli në banesa dhe disa ambiente, janë sekuestruar prova materiale, të konstatuara si me vlerë për hetimet e mëtejshme dhe i janë dërguar zyrtarisht Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Ajo erdhi vetë, e kam trajtuar mirë”, si i zbuloi Policia të miturën dhe 22-vjeçarin. U kapën duke bërë seks
Previous article Kryeministri publikon dokumentin, Kristaq Rama i Vjetri, firmëtar i aktit të pavarësisë së Durrësit

k.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT