Krimet makabre në Shqipëri kanë marrë udhën dhe duket se nuk po ndalojnë. Më i rëndë ndër vite, ndoshta ndonjëherë, ishte padyshim rasti i para tre ditëve ku një 24 vjeçar vrau me kallashnikov tetë të afërmit e tij, duke filluar nga xhaxhai, gjyshja e deri tek dy fëmijë të vegjël.
Krime si ky, që kanë tronditur gjërësisht opinionin publik, bëhen ende më të renda kur autorët e pranojnë me gjakftohtësi dhe nuk shfaqin shenja pendese.
Nëse do i referoheshim deklaratave të ditëve të fundit të psikologëve, njerëz të tillë konsiderohen nga ata “psikopatë” pasi nuk njohin ndjenjën e fajita.
Fatkeqësisht, raste të tilla ka.
AlpeNews.al, ju rikujton disa nga masakrat dhe krimet e rënda kur autorët ende dhe sot nuk janë penduar.
Çfarë tha autori i masakrës së Selenicës:
Zykaj vrau me kallashnikov disa ditë më parë tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta. Menjëherë pas kryerjes së krimit, 24-vjeçari u largua nga vendngjarja për t’u kapur nga policia 12 orë pas kryerjes së krimit.
Në momentin e arrestimit ai mësohet ti ketë thënë policisë: “Bravo, më kapët”. Ashtu thjeshtë, sikur e gjitha të kishte qënë një lojë dhe se jetët e tetë personave nuk ishin marrë.
Vrau dy persona dhe nuk u pendua. Miklovan Parubi nuk pendohet për krimin
Miklovan Parubin është 33 vjeçari i akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe plagosjen e katër të tjerë në fshatin Dajç dy vite më parë.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit 2016, ndërsa shkak u bë një lojë pokeri.
Parubi që njihej si përdorues droge dhe me probleme të forta emocionale dhe në çastin e krimit kishte konsumuar edhe një sasi të konsiderueshme alkooli.
Kur është marrë në pyetje nga policia, mësohet se ai ka thënë: “Po, unë kam qëlluar.
Ish burri vret gjyqtaren, nuk pendohet në Gjykatë
Ish burri ekzekutoi në mes të kryeqytetit gjyqtaren Fildes Hafizi, ngjarje kjo që tronditi tejmase opinion publik për shkak të edhe vetë statusit të viktimës.
Mirëpo, në një nga seancat e para, i pandehuri u pyet nëse kishte gjë për të deklaruar, por tha vetëm se “ndjej keqardhje vetëm për dy fëmijët e mi”, duke e hequr kështu mundësinë e një pendese për krimin.
Bashkim Mekolli vrau me sqepar dhe thikë bashkëshorten, Demirkë Mekolli, 49-vjeçe
Autori i vrasjes së rëndë ka pranuar se gruan e vrau për shkak të xhelozisë, por që për këtë vrasje ai nuk pendohet. Në polici ai ka deklaruar se dyshonte se gruaja e tradhëtonte, edhe se ajo nuk i tregonte se ku shkonte. “Nuk jam penduar për atë që bëra. Ne grindeshim çdo ditë, dyshoja se ajo më tradhtonte. I kërkoja gjithmonë llogari ku shkonte, por ajo nuk më përgjigjej siç duhet. Isha xheloz dhe prandaj e vrava. Sherri me gruan nisi që në darkë dhe nuk durova dot.
Mora çfarë gjeta para dhe e godita në kokë kur e pashë në oborr. Kaq mbaj mend”, mësohet të ketë deklaruar Bashkim Mekolli.
Përgatiti: AlpeNews.al






