• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRHYRJA RUSE NË FUSHATËN E VITIT 2016/ Trump dhe këshilltarët e tij duan që hetimi të përfundojë
Home
Nderkombetare

NDËRHYRJA RUSE NË FUSHATËN E VITIT 2016/ Trump dhe këshilltarët e tij duan që hetimi të përfundojë

13 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump, ka vazhduar sulmet e tij përmes mediave sociale ndaj hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller mbi lidhjet e mundshme mes anëtarëve të fushatës së vitit 2016 të Trump dhe qeverisë ruse. Presidenti dhe këshilltarët e tij duan që hetimi të përfundojë.
Në maj, Presidenti Trump tha se dëshironte të fliste me hetuesit.

“Askush nuk dëshiron të flasë me hetuesit më shumë se unë. Në fakt kundër këshillës së avokatëve të mi, sepse shumica e avokatëve nuk flasin për këto çështje. Do të doja të flisja sepse nuk kemi bërë asgjë të keqe. Nuk kishte bashkëpunim me rusët. Nuk kishte asnjë pengim drejtësie. ”

Por javën e kaluar, avokati i Presidentit Trump tha se biseda me prokurorin Mueller do të ishte e rrezikshme.

“Pse ai duhet të flasë nën betim? A mendoni se ne jemi budallenj? Ju dëshironi ta bëni këtë për ta vënë Presidentin në kurth për dëshmi të rreme. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Rudy Giuliani, avokat i Presidentit Trump.

Në një numër postimesh në Twitter gjatë fundjavës, Presidenti Trump kritikoi hetimin dhe veçoi Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions, i cili është tërhequr nga kjo çështje, duke thënë se, “Prokurori ynë i Përgjithshëm është i frikësuar dhe nuk është i përfshirë në këtë betejë”.

Të dielën, këshilltarja e Presidentit, Kellyanne Conway zbuti kritikat ndaj Prokurorit Sessions.

“Unë mendoj se Prokurori i Përgjithshëm po bën punë të madhe në zbatimin e ligjit, por vullnetarisht ai është tërhequr nga kjo çështje. Presidenti me të drejtë dëshiron që Amerika ta shohë përfundimin e hetimit të Prokurorit Mueller në një kohë të duhur. Deri më tani nuk është provuar asnjë bashkëpunim me Rusinë dhe ju e dini këtë”, thotë Kellyanne, Conway, Këshilltare e Presidentit Trump.

Avokati i Presidentit Trump ka thënë se do të dëshironte që hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë të përfundonte deri në shtator, përpara zgjedhjeve të mesmandatit për kongres.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E KISHIT DËGJUAR/ Zbulohet emri i veçantë që i vendosi Erla Mëhilli djalit të porsalindur
Previous article MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Avokatët që kanë refuzuar mbrojtjet. Nga "monstra i Selenicës" tek...

k.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT