Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes horror në Selenicë, pasi Ridvan Zykaj vrau në mënyrë makabre 8 persona nga fisi i tij.
Sakaq, janë zbuluar dhe 9 dëshmitarët kanë dëshmuar në polici, çfarë panë dhe çfarë dinë nga ngjarja horror.
9 dëshmitarët janë:
Sadik Zykaj
Lindita Zykaj
Hoveljando Zykaj
Kujtim Zykaj
Bujar Zykaj
Spartak Hoxhaj
Pashako Hoxhaj
Holarjdo Hoxha
Fiqiri Serjenaj
Çfarë ndodhi ditën e vrasjes, dinamika e plotë e ngjarjes:
Newsbomb.al zbardh të plotë dinamikën e ngjarjes, nga akuza për pulat te momenti kur Ridvan Zykaj pas krimit të 8-fishtë filmoi viktimat dhe videoja
“kaloi nëpër disa duar”.
Gjatë rrugës njëra prej viktimave të masakrës Vasilika Zykaj ka kontaktuar duke i folur me tone të larta nënës së vrasësit të tetëfishtë Lindita Zykajt, e cila ka akuzuar dy djemtë e kësaj të fundit se i kanë vjedhur pulat e detit.
Kjo vjedhje ka ndodhur në të njëjtën ditë me vrasjen. Në këtë debat ka ndërhyrë për ta qetësuar edhe i ati i Rizait, Bujar Zykaj dhe së bashku me Vasilikën kanë shkuar te shtëpia e kësaj të fundit për të sqaruar mosmarrëveshjen nisur nga lidhja fisnore që kanë midis tyre.
Këtu Ritvani së bashku me motrën kanë vazhduar rrugën për te shtëpia e gjyshit të tyre Kujtimit. Bujar Zykaj dhe Lindita Zykaj pasi kanë zgjidhur mosmarrëveshjen me Vasilikën dhe familjarët e tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë e tyre nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave dhe për momentin mosmarrveshja është sqaruar qetësisht.
Pas kësaj Bujari me Linditën kanë shkuar te shtëpia e Kujtimit ku do të zhvillohej dreka. Gjatë drekimit familjarisht ku dhe vetë Ritvani ka qenë prezent është diskutuar dhe njëherë rasti i mosmarrëveshjes me Vasilikën.
Ritvani është ankuar se Vasilika e ka akuzuar padrejtësisht për këtë vjedhje dhe rreth 30 min para se të ndodhte ngjarja Ritvani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga shtëpia e Kujtimit. Familjarët që mbetën pasi mbaruan drekën kanë dalë në verandën e banesës ku dhe kanë dëgjuar krismat e armës së zjarrit që vinin nga drejtimi i shtrëpisë së Sadik Zykajt.
Menjëherë pas ndalimit të krismave Sadik Zykaj dhe Lindita Zykaj kanë ikur në banesën e tyre. Vetëm pak minuta pas largimit të tyre Olardio Hoxhajt (kushuriri i Ritvanit) i ka ardhur një video në messenger nga vetë Ritvani, në të cilën shfaqeshin dy personat e vrarë në oborrin e banesës së Demir Zykajt.
Këtë video Olardjo ia tregoi dajës së tij Bujar Zykajt dhe babait të tij Spartak Hoxhajt, të cilët i thanë ta zhdukte këtë video pasi pamjet ishin shumë të rënda. Menjëherë pas kësaj Spartaku së bashku me familjen e tij janë nisur për në shtëpinë e tyre, por gjatë rrugës nëna e Ritvanit kishte telefonuar nusen e Spartakut të cilës i kishte treguar se djali i saj kishte vrarë Azem dhe Afërdita Zykajn.
Bujar Zykaj ka telefonuar më pas Sadik Zykajn të cilit i ka treguar për ngjarjen e rëndë. ky i fundit ka telefonuar policinë për vrasjen e të afërmve. Pasi u arrestua edhe Ritvan Zykaj e ka pranuar krimin duke pohuar se i kryer këto vrasje pasi e kanë akuzuar për vjedhjen e pulave.
Ridvan Zykaj para Gjykatës ditën e sotme:
Gjakftohtë dhe me duar pas, Ridvan Zykaj është paraqitur në gjykatën e Vlorës për të marrë masën e sigurisë.
Nga pamjet Zykaj u duk mjaft i qetë dhe nuk shfaq shenja pendese për vrasjen e 8-fishtë në Selenicë të Vlorës.
24 vjeçari u shfaq me model të ri flokësh dhe me rroba të reja, ndërkohë që shikimi i tij ka qenë vazhdimisht në drejtim të kamerave.
Gjykata e Vlorës ka vendosur avokatin Gentian Lekaj për vrasësin Ridvan Zykaj, sakaq mori masën arrest me burg.


