• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA MIDIS DY KOREVE/ Udhëheqësit e dy shteteve do të takohen në shtator
Home
Nderkombetare

MARRËVESHJA MIDIS DY KOREVE/ Udhëheqësit e dy shteteve do të takohen në shtator

13 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut njoftuan se udhëheqësit e këtyre vendeve do të takohen në Phenian muajin e ardhshëm.

Njoftimi u bë të hënën, pas bisedimesh të nivelit të lartë mes të dyja palëve në Panmunxhom, në fshatin ku u nënshkrua marrëveshja, që i dha fund luftës mes dy vendeve, i cili ndodhet në zonën kufitare, që ndan veriun autokrat nga jugu demokratik.

Por në deklaratën që njoftonte takimin mes udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut Moon Jae-in, nuk jepej një datë.

Në muajin prill presidentët e dy Koreve zhvilluan një takim të parë historik në Panmunxhom, që u pasua nga një tjetër në muajin maj, në të njëjtin vend. Nëse bëhet përpara me planet për takimin e shtatorit, presidenti Moon do të ishte udhëheqësi i parë i Koresë së Jugut që do të vizitonte Phenianin.

Takimi i planifikuar i muajit të ardhshëm vjen në vazhdën e një numri të madh hapjesh diplomatike që nga koha kur presidenti Moon pranoi ofertën e Kim Jong Un-it që atletët e Koresë së Veriut të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore që u zhvilluan në shkurt në Korenë e Jugut. E gjitha kjo arriti kulmin me takimin historik mes udhëheqësit të Phenianit dhe presidentit amerikan Donald Trump në muajin qershor, ku u nënshkrua një marrëveshje e paqartë sipas së cilës Pheniani duhet të nisë çarmatimin bërthamor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZAYN MALIK MERR SHEMBULL NGA JUSTIN BIEBER/ Ja surpriza që ka përgatitur për partneren Gigi Hadid
Previous article MERR FUND "TELENOVELA"/ MODRIC i përgjigjet PËRFUNDIMISHT INTERIT

k.autor

Postime të ngjashme

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez Botë

NATO NË ALARM/ Fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT