• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ RITVAN ZYKAJ del sot para gjykatës. Asnjë AVOKAT nuk e merr përsipër
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ RITVAN ZYKAJ del sot para gjykatës. Asnjë AVOKAT nuk e merr përsipër

13 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Do të dalë sot para gjykatës autori i masakrës së 10 gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës.

Ridvan Zykaj Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Dinamika e krimit

Pasditen e 10 gushtit 2018 Ridvan Zykaj ka shkuar me automatik fillimisht në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij.

Aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit) . Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi (vëllai tjetër i Besimit dhe djali i Demirit) dhe Afërdita, (e shoqja e Azemit) kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Filmoi viktimat

Aktualisht 24 vjeçari Ridvan Zykaj mbahet në ambientet e Drejtorisë së  Policisë së Vlorës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës së këtij  qyteti. Telefoni i autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës është sekuestuar nga grupi hetimor si provë materiale.  Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi kreu masakrën ka  filmuar viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGËRÇI BËRTHAMOR/ Udhëheqësit e dy Koreve, takim në Penian brenda shtatorit
Previous article MARRËVESHJA E OHRIT/ ​Sot 17 vjet nga fundi i konfliktit mes UÇK-së dhe forcave maqedonase

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT