Ngjarja më e rëndë e këtyre viteve, ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Resulaj të Vlorës. Ritvan Zykaj, 24 vjeç vrau për vdekje, me kallashnikov tetë familjarë të tij dhe me gjakftohtësinë më të madhe i filmoi e ia dërgoi një kushëriri të tij.
Të vetëmt që shpëtuan ishin tre kushërinj dhe sigurisht familja e 24 vjeçarit. Dy prej kushërinjve ishin vëllezër me nëjri tjetrin, Ariel dhe Falkao, prindërit e të cilëve u vranë gjatë masakrës. Fati ishte me dy të rinjtë që në atë moment nuk ndodheshin në shtëpi.
Një prej të afërmëve ka ngushëlluar dy vëllezërit me anë të një postimi në Facebook ku veç të tjerash e quan 24 vjeçarin, kriminel gjakftohtë.
/AlpeNews.al



