• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR KUFIJTË/ Thaçi debaton në “Twitter” me ish kryeministrin suedez Bildt
Home
Rajon

DEBATI PËR KUFIJTË/ Thaçi debaton në “Twitter” me ish kryeministrin suedez Bildt

12 August, 2018 k.autor Rajon

Një shkrim i ish kryeministrit suedez Carl Bildt për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka ngjallur debat mes tij, Presidentit të Kosovës Thaçi dhe analistit Daniel Serwer.

Presidenti Thaçi iu përgjigj një shkrimi të Bildt, ku ai pohon se nuk duhet bërë shkëmbime territoresh, por një autonomi për serbët e Kosovës, si marrëveshje finale.

Thaçi i ka thënë Bildt: “I dashur Carl Bildt, unë jam i përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. Ne duhet të arrijmë njohjen reciproke dhe raporte të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu të arrijmë paqen”.

“Marrëveshja për demarkimin e kufirit do të garantojë multietnicitetin tonë. Vonesat do na kushtonin shumë”.

Kjo ka shkaktuar që ish kryeministri suedez t’i përgjigjet duke thënë se “pajtohet me Thaçin”.

“Pajtohem. Është e domosdoshme që të lëvizet përpara. Është në interesin e Kosovës dhe Serbisë perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian dhe institucione Euro-atlantike, duke mbrojtur kufijtë, interesat e përbashkët dhe karakterin multietnik të rajonit”.

Ndërkaq, Thaçi ka qenë aktiv edhe në komunikim me analistin amerikan Daniel Serwer. Analisti amerikan e ka pyetur drejtpërdrejt presidentin; “A dëshironi vërtet të hapni për rinegocim marrëveshjen me SHBA-të dhe shumicën e vendeve të BE-së që i kanë dhënë njohje vendit tuaj? Kjo mund të përfundojë shumë keq”.

Presidenti Thaçi i është përgjigjur: “I dashur Daniel Serwer, jam i përkushtuar thellësisht të arrijmë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Bazuar në vlerat e përbashkëta që ndajmë. Bazuar në nevojën për të arritur siguri për fëmijët tanë. Duhet ta mbyllim kapitullin i cili do sjellë njohje reciproke dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore në mes Kosovës e Serbisë”.

Presidenti ka shtuar se “jam kundër ndarjes, jam kundër shkëmbimeve, jam kundër status quosë. Jam kundër krijimit të një Republika Srpska në Kosovë. Por jam në favor të arritjes së demarkimit paqësor të kufirit prej 400 kilometrash në mes Kosovës e Serbisë”.

“Një marrëveshje e balancuar është në interesin e ne të gjithëve, përfshirë SHBA-në e BE-në”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERSFIDA/ Arsenal- Man City, zbllokohet ndeshja me një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)
Previous article E PABESUESHME/ Superkupa e Spanjës: SEVILLA kërcënon të braktisë FINALEN (DETAJE)

k.autor

Postime të ngjashme

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT