Drejtuesi i ri spanjoll, Pedro Sanchez dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel shfaqën dje në Spanjë optimizëm për çështjen migratore dhe kërkuan që Maroku të përfitonte një mbështetje më të madhe europiane si vend i origjinës dhe tranzitit të imigrantëve, raporton ata.
Takimi i tyre u zhvillua në Andaluzi, ndërkohë që Spanja është kthyer këtë vit në portën e parë të hyrjes në Europë, nëpërmjet detit, për migrantët klandestinë, para Italisë dhe Greqisë.


