• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
131 KILOGRAMË MISH I NDENJUR/ AKU akuzë gjyqtarit të Vlorës: Dha vendim të padrejtë
Home
Sociale

131 KILOGRAMË MISH I NDENJUR/ AKU akuzë gjyqtarit të Vlorës: Dha vendim të padrejtë

12 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka çuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë gjyqtarit e Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative të Vlorës, Ken Dhima, duke e akuzuar në dy raste për shkelje flagrante të ligjit, me pasojë cenimin e sigurisë ushqimore të qytetarëve.

Sipas AKU, gjyqtari në fjalë “nuk njeh apo njeh, por nuk zbaton haptazi ligjin – në kundërshtim me funksionin e dhënies së drejtësisë; arsyeton në mënyrë alogjike dhe interpreton me keqdashje provat – në kundërshtim me parimin për kryerjen e një hetimi të thellë e plotë gjyqësor”.

Gjithnjë sipas këtij Autoriteti, vendimarrje të tilla të pabazuara në ligj, përveçse dekurajojnë trupat inspektuese të AKU, inkurajojnë shkelësit për vijimin e përsëritjen e shkeljeve, si dhe përbëjnë precedentë të rrezikshëm për krijimin e praktikave gjyqësore të gabuara, duke impaktuar kështu negativisht në përpjekjet për vendosjen e Sigurisë Ushqimore në vend.

PROÇESI

Në një subjekt njësi tregëtimi mishi AKU ka ushtruar kontroll pa paralajmërim (siç përcaktohet shprehimisht në ligj) dhe ka gjetur 131 kg mish pa vulë e çertifikatë sigurie, ndërkohë që shitës mishi ishte babai i personit, në emër të të cilit ishte regjistruar biznesi.

Administratori i kompanisë së bllokuar ka ngritur padi në Gjykatën Administrative, duke kundërshtuar veprimin e inspektorëve të AKU.

Në përfundim të gjykimit, gjyqtari Ken Dhima ka vendosur se aktet penalizuese të AKU janë të pavlefshme, pasi duhej t’i ishte thënë të zotit të biznesit së paku tri ditë përpara se do të kontrollohej dhe se, nga shqyrtimi i provave, ka rezultuar se mishi në dyqan ka qenë për përdorim vetjak të shitësit të mishit. Po kështu, do të duhej që inspektimi të kryhej në prezencë të pronarit. 

Ndërkohë, për një subjekt tjetër, prodhim pije, i njejti gjyqtar vendos pavlefshmërinë e akteve penalizuese, pasi, sipas tij, AKU ka kontrolluar pa paralajmërim.

Edhe në këtë rast, inspektorët, në fakt, kanë konstatuar se subjekti nuk kishte fare licensë për prodhim pije, si dhe as etiketa të miratuara, përveçse punonte në mungesë të kushteve higjenosanitare.

Por gjyqtari Dhima vendos, në të njejtën mënyrë si në rastin e parë, se aktet janë të pavlefshme për shkak se subjekti nuk është njoftuar së paku tri ditë përpara dhe se inspektimi ka zgjatur dy ditë, si dhe se duhej varur në mur autorizimi.

Veprimtaria e shtuar inspektuese në subjekte, gjetjet dhe shkeljet e konstatuara dhe dënuara, kanë impaktuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumit të punës për shqyrtim të ankimeve ndaj gjobave të subjekteve dhe përgatitjet e përfaqësimin në proçeset gjyqësore ku AKU është palë e paditur.

KONTROLLI 

Kohët e fundit AKU ka intensifikuar së tepërmi kontrollet në një sektor, që, sipas perceptimit masiv të qytetarëve, është në gjendjen më skandaloze të mundshme. Duke qenë se çdo subjekt ka të drejtën të ankohet për gjobat apo për bllokimin e aktivitetit, gjatë periudhës 9-mujore tetor 2017–qershor 2018, AKU ka ndjekur 124 proçese gjyqësore, shifër katër herë më e lartë, krahasuar me periudhën 9–mujore pararendëse (janar–shtator 2017), gjatë të cilës janë ndjekur 35 proçese gjyqësore. Gjatë kësaj periudhe 9-mujore (tetor 2017–qershor 2018) kanë përfunduar 114 procese gjyqësore, nga të cilat 90% e tyre (95 procese) janë fituar nga AKU. 

Por, në rastet e sipërpërmendura dhe jo vetëm, AKU po ndeshet edhe me vendime që praktikisht shfuqizojnë veprimtarinë për të stabilizuar në standardet evropiane të kërkuara tregun dhe sektorin prodhues të ushqimeve. Sipas juristëve, gjyqtari Ken Dhima, psh, ka zbatuar dispozitat proceduriale të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, duke mos marrë parasysh se edhe vetë ky ligj, në nenin 32, pika 2, gërma b, i referohet një ligji të posaçëm, i cili, në nenin 40 të tij, parashikon që kontrolli zyrtar, si rregull, kryhet pa paralajmërim.

Ndërkohë, të vendosësh se 131 kilogram mish janë mbajtur në një dyqan për përdorim të një familjeje, kjo është një tezë që vështirë se i qendron logjikës. Megjithatë, pritet vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për këtë ankesë ndaj një gjyqtari, i cili nuk e ka për herë të parë përballjen me këtë institucion. Më herët ishte Ministria e Drejtësisë që kërkoi shkarkimin e tij për vonesa në zbardhjen e vendimeve gjyqësore, por kërkesa u rrëzua nga KLD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR KUFINJTË/ Politikani serb, Rashiç: Thaçi ta "harrojë" Preshevën
Previous article AKSIDENT AJROR ME 8 VIKTIMA/ Shpëtohet mes rrënojave i mituri

g.autor

Postime të ngjashme

PREJ TRE DITËSH JASHTË FUNKSIONIT/ Bllokohet AKSHI! Qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastë Aktualitet

PREJ TRE DITËSH JASHTË FUNKSIONIT/ Bllokohet AKSHI! Qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastë

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT