• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASI PËR VDEKJE FËMIJËN 6 VJEÇ/ Shoferja: Ishte një sekondë, frenova gozhdë
Home
Breaking News

PËRPLASI PËR VDEKJE FËMIJËN 6 VJEÇ/ Shoferja: Ishte një sekondë, frenova gozhdë

12 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 35-vjeçare nga Tirana aksidentoi dje për vdekje një fëmijë 6 vjeç, i cili, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i ka prerë rrugën teksa ishte futur me vrap për të kaluar në anën tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 17:10 në Divjakë.

Policia bëri të ditur se fëmija është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. Matarangasi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia, drejtuesja e mjetit ka qenë duke ecur në një rrugë të mbushur me qarkullim dhe sapo ka dalë nga trafiku i rënduar, ajo ka rritur shpejtësinë për të vijuar më tej rrugën më e lirë. Por në këtë çast, siç tregojnë burimet, dyshohet që fëmija ka tentuar të kalojë më shpejtësi rrugën.

Pas përplasjes me këmbësorin e vogël, drejtuesja e mjetit ka tentuar t’i vijë në ndihmë vogëlushit së bashku me shumë qytetarë të tjerë në vendngjarje, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Djali i mitur, me inicialet A.A., nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, të cilat, sipas mjekëve, i ka prekur organet jetësore, duke i dëmtuar rëndë ato. Vetë e reja ka lajmëruar Policinë, ku u ka bërë me dije aksidentin, ndërsa blutë, pasi kryen veprimet e para procedurale, e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje për hetime të mëtejshme.

“Ishte vetëm një sekondë. Edhe pse frenova gozhdë, fëmija u fut para makinës. Makina nuk kisha shpejtësi shumë të lartë, por fëmija po. Ai hyri me vrap të pakontrolluar. U përpoqa, por nuk ia dola”, ka deponuar ajo.

E reja mësohet se ka rreth 7 vjet që drejton automjetin dhe në emrin e saj nuk ka pasur gjurmë të problemeve në drejtim. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në pak ditë, i shkaktuar nga një grua në timon, pas atij në Kodër Kamzë, ku humbën jetën një 29- vjeçar që ecte me biçikletë dhe një e mitur 7-vjeçare, ndërsa mbetën të plagosur nëna dhe motra e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE i bën thirrje Arabisë Saudite: Jep informacione për aktivistet e arrestuara
Previous article Murgu vret peshkopin katolik/ I ngul shufrën e hekurit

g.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT