Deputetja e Dibrës, Dhurata Çupi shprehet se në këtë qark ka dhjetëra banesa të dëmtuara nga tërmeti dhe kërkon “ndihmë urgjente” nga autoritet shtetërore.
“Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetesuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat.
Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.
Ka dëme në dhjetra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize.
Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njesive Vendore përgjegjese, kërkova që strukturat e këtye institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet cdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje”, shprehet deputetja në një reagim në rrjetet sociale.
Tërmeti
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti me magnitudë 5.1 dhe thellësi 25 km, ka goditur 10 km në veri të Bulqizës, në orën 17:38:33. Lëkundjet, u ndjenë për disa sekonda në disa zona.
Gjithashtu, sipas qendrës Evropiane të Sizmologjisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa nga mediat italiane, raportohet se tërmeti është ndierë edhe në Pulian jugore, mes Brindisit e Leçes.



