Një çift që kishte mbajtur vajzën e mitur të veçuar nga bota për vite me radhë janë dënuar me 23 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në Britani dhe vajza e mitur është mbajtur e mbyllur dhe e abuzuar fizikisht dhe seksualisht për vite me radhë.
Fëmija nuk ishte e lejuar të dilte të luante, nuk ishte çuar asnjë herë në shkollë dhe nuk kishte asnjë shok apo shoqe.
Punonjësit socialë janë të shqetësuar se tashmë gjendja psikologjike e vajzës është aq e rënduar sa rrezikon të mos ketë kurrë një shans adoptimi nga një familje e dytë.
Vajza e mitur, emri i së cilës nuk është bërë I ditur për arsye ligjore, u abuzua nga prindërit të cilët janë kujdesur që edhe të fotografonin çdo gjë.
Tashmë ata janë dënuar me 23 vite burg.


