• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E 10 GUSHTIT/ I mbetur jetim dhe pa të afërm. Albi, një nga 3 djemtë e familjes Zykaj tenton të… (VIDEO)
Home
Breaking News

MASAKRA E 10 GUSHTIT/ I mbetur jetim dhe pa të afërm. Albi, një nga 3 djemtë e familjes Zykaj tenton të… (VIDEO)

11 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Albi Zykaj, 18-vjeç, është një nga tre djemtë e familjes Zykaj në Resulaj të Selenicës i cili i shpëtoi masakrës që kreu një ditë më parë kushëriri i tij, Ritvan Zykaj, i arrestuar tashmë nga policia. Djali i Besim Zykajt punonte në një restorant në Vlorë dhe kjo e shpëtoi atë nga plumbat e killerit gjakftohtë. Krahas tij kanë shpëtuar edhe dy djemtë e xhaxhait të tij, Azem Zykaj, Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç, të cilët gjithashtu nuk ndodheshin në banesë në momentin e masakrës.

Në lot dhe me dhimbje, Albi u ka dhënë lamtumirën e fundit sot 8 familjarëve të tij, mes të cilëve babait Besimit, nënës Vasilika, vëllait Ledion, motrës Sara, gjyshit Demir e gjyshes Perri si dhe xhaxhait Azem e bashkëshortes së këtij të fundit, Afërdita. Albi ka mbetur jetim dhe pa të afërm. Vetëm 18-vjeç do t’i duhet të përballet me vështirësitë e një jetimi të shkaktuar nga dora kriminale e kushëririt të tij. Siç duket edhe në këtë video, Albi ka tentuar të flasë për mediat për të përcjellë një mesazh, por nuk është lejuar nga një i afërm i tij i cili e ka tërhequr për krahu.

Tetë anëtarë të kësaj familje u ekzekutuan nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj me armë zjarri kallashnikov. Mes viktimave janë edhe tre gra e dy fëmijë. Pas 12 orësh në arrati, policia arrestoi orët e para të mëngjesit të sotëm autorin e kësaj masakre. Vrasësi nuk bëri rezistencë përpara policisë duke u dorëzuar rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ai ka deklaruar përpara grupit hetimor se i vrau kushërinjtë pasi e akuzonin se iu kishte vjedhur pulat. Edhe pse ka kryer një masakër të padëgjuar më parë në vendin tonë, Ritvan Zykaj nuk ka shprehur aspak pendesë, por ka kërkuar të mbrohet nga një avokat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT PAS NGJARJEVE TË CHARLOTTESVILLE/ Presidenti Trump: Duhet shmangur racizmi në të gjitha format
Previous article MASAKRA E 10 GUSHTIT/ Berisha akuzon Ramën: Si i vrau për së dyti viktimat

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska Aktualitet

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT